Zvicra në kërkim të shtetasit sirian dhe gardianes së burgut

45 Lexime

07:38:08           2016-02-10

 

 

 

Shtetasi sirian Hassan Kiko, i dënuar për dhunim, ka arritur të arratiset nga burgu Limmattal në Zvicër. Policia tashmë ka bërë publike fotografinë e tij dhe bashkëpunëtores së tij.

 

 

Një i burgosur është arratisur natën e së martës me ndihmën e një gardiane 32-vjeçare të të njëjtit burg. Sipas Prokurorisë Limmattal/Albis, i burgosuri është floktari sirian Hassan Kiko (27). Në dhjetor të vitit të kaluar, nga Gjykata rajonale e Dietikonit ai ishte dënuar me katër vite burg, pasi në veturën e një mikut të tij kishte dhunuar një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare.

 

has

Ky është Hassan Kiko dhe është me prejardhje nga Siria.

 

Kjo nuk është hera e parë që mediet zvicerane shkruajnë për Kikon. Në vitin 2011, ai ishte një personazh i një reportazhi në gazetën „Thurgauer Tagblatt“ mbi refugjatët në Eschlikon, njofton „Shtegu.com“. Policia zvicerane tashmë ka kërkuar ndihmë, duke kërkuar një veturë „BMW X1“ të zi, me autotarga „ZH 528 411“ i cili është larguar në drejtim të Italisë.

 

 

Që të dy të arratisurit janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Personat të cilët kanë informata për vendndodhjen e Hassan Kiko, apo Angela Magdici, luten që të paraqiten në Policinë kantonale të Cyrihut.

 

 

haaaa

Gardianja Angela Magdici (32), një zvicerane me prejardhje të huaj, i ka ndihmuar të burgosurit për tu arratisur dhe ajo gjithashtu është shpallur në kërkim.