Zvicra e pranon gabimin me kosovarin

53 Lexime

17:53:33           2016-01-28

 

 

Burim Kastrati (29) ishte dëbuar nga Zvicra, duke marrë një ndalesë për të hyrë në territorin zviceran. Megjithatë, autoritetet zvicerane me vetëdije e lejuan që të hyjë prapë në vend, ndërsa pak ditë më vonë ai e plaçkiti një filial të marketit Denner.

 

 
Shtatë vite burg dhe dëbimi nga Zvicra, nuk e ndaluan Burim Kastratin (29) nga një plaçkitje e radhës. Autoritetet zvicerane me këtë rast nuk reaguan qartë.
Edhe përkundër ndalesës për hyrje në territorin zviceran dhe pa pasaportë e vizë, më 16 janar të vitit të kaluar, kosovari kishte hyrë përsëri në Zvicër. Ajo që është më e turpshme, kufitarët zviceranë e kishin kontrolluar rreth orës 0.50, shkruan „Blick“, njofton „Shtegu.com“.

 
Tashmë është e qartë, përse atij i është lejuar hyrja në vend. Sipas të përditshmes zvicerane „Basellandschaftlichen Zeitung“, Kastrati kishte deklaruar se në Zvicër do të trajtohet për mjekim, njofton „Shtegu.com“. Departamenti i drejtësisë dhe sigurisë i Kantonit Bazel, i ka konfirmuar këto fakte. Zëdhënësi i tij, Martin Schütz pohon: „Vendimi që ky person të lejohet në territorin zviceran, ka qenë i gabuar“.

 
Një bashkëpunëtor i Entit zviceran të migrimit kishte dhënë dritë jeshile gjatë një informate të shërbimit të natës, edhe pse ai aspak nuk ka qenë i autorizuar për një gjë të tillë. Përgjegjës për këto raste është Sekretariati shtetëror për migrim i Federatës.

 
Vendimi i gabuar shkaktoi pasoja: Vetëm një muaj pas hyrjes së tij në Zvicër, ai kishte plaçkitur filialin e marketit Denner në Döttingen, i armatosur me një pistoletë. Paraprakisht, ai edhe ishte kuruar me trajtim mjekësor.

 
Në vitin 2009, Gjykata e Lartë kantonale e Aargaut e kishte dënnuar Kastratin dhe vëllain e tij për shkak të veprës penale „vrasje me paramendim“. Dy vite më parë, ata ishin përleshur me disa të rinj, të armatosur me armë të ftohta. Vetëm një çudi e madhe kishte ndodhur që askush nuk pësoi me jetë.

 
Përderisa Burim Kastrati pas vuajtjes së dënimit me burg nuk është dashur të kthehet në Zvicër, për vepra të tjera kriminele, vëllai i tij ishte arratisur nga burgu në Willisau në vitin 2010 dhe që atëherë është në arrati.