Futbollisti i FC Prishtinës nga Berna përkrahë iniciativën kundër të huajve

Date:

18:09:11        2016-01-28

 

 

Deri më tani, frontet e betejës janë të qarta. Për zbatimin e iniciativës për dëbim, e cila do të hedhet në votim nga fundi i mujait shkurt, është duke luftuar SVP-ja. Kundër saj janë të gjithë: politikanët, gjykatësit, përfaqësuesit ekonomikë, artistët, prominentët dhe përfaqësitë e huaja.

 

 

Por, për herë ta përë, pozitivisht ndaj kësaj inciative është shprehur një shqiptar. Në lajmet e së mërkurës në „Rundschau“, futbollisti shqiptar i FC Prishtina Bern, Gazmend Ramadani: „Unë e përkrahë iniciativën në fjalë, pasi të huajt në Zvicër do të jenë më të kujdesshëm. Më pas, ata nuk do të bëjnë më probleme, pasi do ta dinë se çfarë dënimi i pret“.

 

 

Në vërejtjen se ai personalisht ai është i huaj dhe iniciativa e SVP-së mund ta prekë edhe atë, Ramadani mendon: „Unë ndjehem i integruar edhe pse nuk e posedoj pasaportën zvicerane“, ka deklaruar Ramadani për „Blick“, njofton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...