Zvicra antiraciste dënon parullën raciste ndaj kosovarëve

54 Lexime

19:50:52                    2017-04-13

 

 

 

 

 

Gjykata federale zvicerane ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së lartë të Bernës se në mars të vitit të kaluar, dy zviceranë kanë shkelur standardet e Ligjit kundër racizmit. Bëhet fjalë për ish sekretarin gjeneral të Partisë SVP, Martin Baltisser dhe zëvendësen e tij, Silvia Baer të cilët kishin shkruar „Kosovarët therin zviceranët“, me ç`rast Gjykata e lartë e Bernës i kishte dënuar me dënim me të holla.

 

 

 

1

 

 

 

Gjykata e argumentoi vendimin e saj duke u bazuar në një parullë me të cilën të gjithë kosovarët janë paraqitur si bashkësi që në krahasim me të tjerët, janë më agresivë dhe për këtë arsye nuk kanë të drejtë të jetojnë në Zvicër, shkruajnë mediet zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“. Shumica e lexuesve e kanë kuptuar në këtë mënyrë përmbajtjen e parrullës, kanë qe në të mendimit disa nga gjykatësit.

 

 

 

 

Me këtë, parulla ka shkaktuar jehonë negative ndaj popullatës shqiptare. Pas vendimit të Gjykatës, është pronocuar edhe Martin Baltisser, i cili është „zhgënjyer“ nga ky vendim, pasi kjo e kufizon shprehjen e mendimit të lirë. Por, ai nuk e ka ndërmend që lëndën ta transferojë në Gjykatën e Strasbourgut.

 

 

 

2

 

 

 

 

Të përkujtojmë se në gusht të vitit 2011, shqiptari Rasim R. i shoqëruar nga një bashkëkombas, e kishte therë me thikë një sportist zviceran në qafë. Menjëherë kishte reaguar Martin Baltisser, i cili në një pllakatë për fushatën kundër ardhjes së migracionit masiv, kishte shkruar „Kosovarët i therin zviceranët“. Natyrisht se ai nuk ka menduar në të gjithë kosovarët, pasi qëllimi i tij ka qenë për dy autorët e therjes.