Gjermani: Arrestohen tre shqiptarë me punë „në të zezë“ në një furrë
13:14:34 2017-04-15
Më 05 prill të këtij viti, policia gjermane në bashkëpunim me organet doganore të Bielefeldit, ka realizuar një kontroll në një furrë të madhe në Wickede. Arsyeja e kontrollit ka qenë një informatë anonime se aty janë duke punuar shtetas shqiptarë me dokumente të falsifikuara, shkruan „Focus“, përcjellë „Shtegu.com“. Me këtë rast, dokumentet e katër shqiptarëve janë marrë në shqyrtim më të hollësishëm. Gjatë kësaj, është vërtetuar se tre dokumente të tyre italiane kanë qenë të falsifikuara, ndërsa bëhej fjalë për tre shtetas shqiptarë. Me dokumentet e tyre të falsifikuara ata kanë dashur tu mënjanohen procedurave të punës, si qytetarë të BE-së.
Personi i katërt është identifkuar me dokument të rregullt shqiptar dhe me leje të rregullt të punës për Gjermani. Megjithatë, përmes gjestikulimit dhe mimikës, ai ka dashur t`i këshillojë të tjerët që të mos japin kurrfarë deklarate.
Shqiptarët me dokumente të falsifikuara aktualisht janë në paraburgim në Büren dhe janë në pritje dëbimi për në Shqipëri.
Hetimet e policisë gjermane janë në rrjedhë e sipër.