Arrestohet shqiptari i dyshuar që vrau dy bashkëkombas në Bazel

Date:

19:16:44                    2017-04-12

 

 

 

 

Pas të shtënave me armë ditëve të fundit në Bazel të Zvicrës, me ç`rast u vranë dy persona dhe një tjetër u plagosë, policia zvicerane ka arrestuar një person të dyshimtë. Bëhet fjalë për një shqiptar 41-vjeçar, i cili është arrestuar në Bazel.

 

 

 
Gjykata e Apelit, për shqiptarin ka caktuar paraburgim prej tre muajsh, bëjnë të ditur gjatë ditës së mërkurë nga Prokuroria e Bazelit, përcjellë, „Shtegu.com“. Një shqiptar tjetër i dyshuar, aktualisht është në arrati dhe ndaj tij është lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

 

 

 

Shqiptari 41-vjeçar, sipas Prokurorisë është arrestuar disa javë më parë, ndërsa ai nuk ka vendbanim në Zvicër.

 

 

 

Ende mbetet e paqartë nëse krimi është kryer në lidhje me trafikim të lëndëve narkotike. Hetimet janë duke u zhvilluar në mënyrë të vështirësuar dhe të zgjeruar. Një komision i jashtzakonshëm i policisë së krimeve të rënda, ka intervistuar disa persona, duke analizuar gjurmët e mëtutjeshme.

 

 

 

Autorët e krimit, më 9 mars të këtij viti, ishin futur në restorantin „Café 56“ duke vrarë dy shqiptarë të moshës 28-, dhe 39-vjeçare, ndërsa u plagosë një shqiptar tjetër 24-vjeçar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...