Zvicerani terrorizon punëtorët si në Korenë e Veriut

Date:

06:50:23             2016-03-06

 

 

 

Pasditen e së premtes, sindikata zvicerane Unia ka mbajtur një protestë pata një pike karburantesh në Romanshorn të Zvicrës. Disa bashkëpunëtorë këtu ishin keqtrajtuar dhe tashmë gjenden nën trajtim mjekësor.

 

 
Shefi i quante ata mashtrues, terroristë psikologjikë dhe sipas deklaratave të tij, gjendja është shndërruar si në Korenë e Veriut. „Nuk është e besueshme“, deklaron Drilon Lenjani. Shqiptari i punësuar në pikën e karburanteve në „Coop Pronto“ të Romanshornit e përkujton momentin kur kishte harruar të kryejë një thirrje telefonike: Si dënim, ai e pranon pagën pesë ditë më vonë, pohon Driloni për „Thurgauer Zeitung“, njofton „shtegu.com“. Si prind i ri, ai ka qenë shumë i varur nga rroga. „Nuk mund t`i blija as qumësht fëmijës tim“. Për këtë, ai kishte protestuar para pikës së karburanteve në Romanshirn.

 

 

Por, kjo nuk është e gjitha. Drilon Lenjani me sa duket nuk është i vetmi, i cili e ka pasur vështirë të punojë. Pas ndërrimit të pronarëve të pikës së karburanteve, pothuajse të gjithë punëtorët ishin keqtrajtuar, që nga largimi nga puna e deri në kërcënime të ndryshme, ka dëshmuar Driloni i paaftë për punë. Ai i kishte shtyrë me forcë, i kishte goditur me shuplakë në qafë dhe përmes një rumuni të punësuar, klientëve u kishte thënë që të blejnë më shumë mall.

 

 

Për shkak të keqtrajtimit, dy punëtorë tashmë janë paraqitur për trajtim mjekësor. Njëri nga ta është nën trajtim psikologjik me diagnozë për rrezik vetëvrasjeje. Në ndërkohë, dy punëtorë të tjerë i kishin zëvendësuar, por edhe ata shumë shpejtë i kishte larguar nga puna, pasi njëri nga ta kishte refuzuar t`i spiunojë të tjerët.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...