KËNGA E REXHËS-ELEGJI UNIVERSALE ME DIMENSIONE SIMBOLIKE
11:44:42 2016-03-09
Nga Ajrulla Emini
Para dy apo tre viteve në emisionin ‘’Rreth oxhakut’’, e kishim mysafir rapsodin Demir Krasniqin në cilësinë e veteranit, krijuesit dhe njohësit të folklorit shqiptar. Ai, asokohe mes tjerash pati komentuar lidhur me këngën e vjetër ‘’Ҫou Rexho’’. Në fillim, ai u prononcua dhe kritikoi ashpër me të drejtë të gjithë ata që e banalizojnë këtë këngë duke vazhduar mëtutje se sipas njohurive të tij, kjo ngjarje ka ndodhur diku në Kosovën Lindore dhe u shprehë: „Rexha nuk ka pësuar nga kali, por ai është vrarë nga axha i tij, në natën e dasmës së tij !“, duke vazhduar: „Ai ka qenë jetim dhe motivi i axhës së tij për ta vrarë ka qenë lakmia për ta marrë pjesën (hisen) që duhej ta trashëgonte Rexha“. Pra, sa i perkët kësaj kënge mysafiri në fjalë shtroi tri çështje :
1.Banalizimin e kësaj kënge nga individë qëllimkëqinj !
2.Caktoi vendin ku ka ndodhur ngjarja !
3.Shkakun e vdekjes së Rexhës !
Unë si nikoqir i mirë, asokohe nuk deshta të ndërhyjë në qëndrimet e tij, duke menduar se është thjeshtë një mendim i tij dhe se fundja, edhe mund t`i ketë ndodhur një ngjarje e tillë ndonjë Rexhe, në ndonjë kënd të trollit shqiptar, por që sipas mendimit tim ska lidhje me këngën për të cilën bëhet fjalë. Por, kur tani ai edhe në disa mediume tjera e deklaron të njëjtën, me gjithë respektin për veprimtarinë e tij në lëmin e folklorit unë e shoh të rrugës të jap mendimin tim lidhur me pohimet e tij që për mendimin tim mbeten vetëm mendime të tij personale dhe është krejt e panevojshme tendenca e tij e mëtutjeshme që këngën në fjalë ta nënvlersojë duke e sjellë ate vetëm si një këngë ku përshkruhet një tragjedi familjare me një protagonist manijak-ziliçar që vret nipin e tij, aq më pak kur dihet fakti se mbështetje për teorin e tij ka vetëm gojdhana që nuk kane kurrfarë baze historike !
Çështja e banalizimit të këngës është me vend dhe pajtohem se këngët e vjetra s’duhet të perdhosen apo bastardohen dhe këtu pajtohem plotësisht, por ajo që nuk ndaj të njëjtin mendim është pjesa ku ai e lokalizon këngën në fjal sepse sipas gjitha varianteve që i kemi në dispozicion të kënduara nga rapsodë dhe këngëtarë të shumtë në asnjërën variantë të saj nuk përmendet ndonjë mbiemër apo toponim me të cilin do të kishim mundur ta lokalizojmë ngjarjen e përshkruar në këngën e Rexhës dhe sipas kësaj, rrjedhimisht del se ndodhia në këtë këngë ka mund të ndodhë në cilëndo pjesë të trollit shqiptar dhe askush s`mund të thirret me saktësi se ka ndodhur aty apo këtu, pra çdo tentim për ta lokalizuar vendin e ngjarjes sipas teksteve ekzistuese, mund të fut huti të panevojshme !
Pra, kjo këngë është një këngë universale të cilen mund ta përvetësojnë shqiptarët e cilitdo skaj të trungut tonë komb etar, pasi që në kohën kur ka ndodhur kjo ngjarje, njerëzit si mjet udhëtimi kanë pasur vetëm kuaj dhe incidentet me këto kafshë fisnike shtëpiake kanë qenë të shumtë, pikërisht siç janë sot aksidentet me makina…!
Në thesarin e këngëve folklorike shqiptare kemi një numër të madh të këngëve folklorike ku nuk permenden emra njerëzish apo vendesh. Pra, këngëtari popullor shpeshë ka kënduar këngë me të cilat sigurisht ka dashur të përcjellë porosi universale të cilat porosi janë lënë edhe si enigmë të cilën duhet ta zbërthejë vetë dëgjuesi, e të tilla këngë janë: „Nja dy djem i kish pas nji grue“ ku vriten vëllezewrit për një grua e cila në fund del se nuk ishte grua po ‘’zanë e malit“. E ngjashme është edhe kënga „Ura e shenjtë“, ku vëllezerit e mëdhenj tradhëtojnë vëllain e vogël dhe murosin kunatën e vogël. Pra, edhe vrasja e ndonjë Rexhe nga axha i tij mund të jetë e saktë, mund të ketë ndodh ndokund, por asesi nuk mund të thuhet se ndodhia në këngën e Rexhës ka të bëjë me ate ndodhi. Arsye më tepër për mospajtim me tezën e Demir Krasniqit është edhe fakti se në biseda me njerëz të ndryshëm, nga vise të ndryshme shqiptare, rezulton se ngjarja ka ndodhur edhe në vise të tjera. Konkretisht, kam hasur në disa pleq te f.Brezë nga Karadaku i Shkupit, të cilët pohojnë se „Rexha ishte i Brezes“. Pra, ja edhe një koincidencë tjetër, Rexha paska ndodhur në Kosoven Lindore sipas Demir Krasniqit, por ja edhe në Karadak të Shkupit. Rrjedhimisht, është e mundshme që Rexha të ketë ndodhë edhe në ndonjë vend tjetër…!?
Pra, sipas të gjithë asaj që ceka më lartë, mund të përfundoj se:
Kënga e Rexhës ka mund të ndodhë në çdo pjesë të trollit shqiptar dhe si të tillë këngën s’ka të drejtë asnjë trevë ta pervetësojë si të veten. Ajo do të mbetet përgjithmonë si një „perlë“ universale e folklorit shqiptar dhe si e tillë mund të komentohet nga individidë, por ato mendime ngelin vetem si mendime të tyre personale !
Në folklorin shqiptar siç permendëm më lartë, kemi këngë të ndryshme ku autori popullor këndon krejt diçka tjetër, por ka ndërmend një rrethanë apo dukuri që as që mund ta imagjinojmë. Kësisoj, autori popullor i këngës së Rexhës ka bë një këngë universale e cila duhet të merret ashtu siç është, pa komente dhe plotësime të panevojshme !!
- Opinoni i autorit nuk përputhet domosdoshmërisht me qëndrimin e redaksisë.