Vozitësi i tramvajit gjen 144.000 franga dhe i dorëzon në polici

Date:

00:19:19            2016-03-06

 

 

 

Një çift bashkëshortor zviceran e kishte harruar një çantë me 144.000 franga zvicerane në një tramvaj në Bazel. Një gjetës i sinçertë e kishte dorëzuar çantën në polici.

 

 

Pasditen e së hënës, një çift bashkëshortor ishte paraqitur në polici për të denoncuar një rast jo të zakonshëm: Që të dy e kishin harruar një çantë me 144.000 franga në te, në një tramvaj të qytetit. Për fat të mirë të pronarëve, çanta ishte gjetur nga një vozitës i sinçert i tramvajit të Shërbimit të komunikacionit të qytetit të Bazelit (BVB), i cili menjëherë e kishte dorëzuar në polici, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane të lëshuar gjatë të premtes, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Çifti ishte nisur për të vizituar vajzën e tyre. Gjatë zbritjes nga tramvaji, ata e kishin harruar çantën me të holla dhe disa dokumente. Vetëm pasi ishte nisur tramvaji, ata e kishin hetuar gabimin e bërë. Vozitësi e kishte hetuar çantën në stacionin e fundit dhe ia kishte dorëzuar një bashkëpunëtori të BVB-së, i cili e kishte dorëzuar menjëherë në polici. Pas verifikimit të dokumentacionit të duhur dhe zbulimit të identitetit të pronarëve, policia ka lajmëruar çiftin e lehtësuar dukshëm.

 

 

Por, vozitësi nuk mund të llogarisë në shpërblim, pasi sipas policisë: „Ai i cili gjen ndonjë gjë në një shtëpi banimi, apo në ndonjë hapësirë publike, siç është tramvaji, sipas Kodit civil, nuk ka të drejtë në shpërblim“, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Martin Schütz.

 
Policia kantonale e Bazelit, me këtë rast i këshillon qytetarët që shumat e mëdha të parave të tranaksionohen përmes bankës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...