Francezët zhvendosin rreth njëqind romë të Shqipërisë

Date:

14:30:10                  2019-04-25

 

 

Rreth njëqind romë nga Shqipëria janë zhvendosur nga ishulli Ramier në Tuluz të Francës. Ata ishin vendosur atje në një kamp të improvizuar për disa muaj.
Evakuimi i kampit u zhvillua në mëngjes, në praninë e rreth njëzet policëve pa ndonjë eksces, shkruajnë mediat franceze, përcjell Shtegu.com.

Burrat, gratë dhe fëmijët që kishin jetuar në këtë kamp të improvizuar për disa muaj u morën me autobus në një gjimnaz. Situata e tyre familjare tani duhet të shqyrtohet, në mënyrë që t`u ofrohet strehim i përkohshëm.

Ky evakuim i ri vjen pas një letre të hapur nga disa kryebashkiakë, që shtetit i kërkuan të reagojë ndaj situatës së emigrantëve dhe të pastrehëve në Francë, përcjell Shtegu.com.

Kryetari i bashkisë në Tuluz, Jean-Luc Moudenc dhe 12 zyrtarë të tjerë të zgjedhur kërkojnë të pranohen për të diskutuar pritjen dhe orientimin e migrantëve.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...