Zvicerani do t`i bashkojë popujt në Kosovë, përmes një hoteli

63 Lexime

18:03:06                2019-05-11

 

 

Edhe një tjetër emigrant zviceran në Kosovë: Andreas Wormser udhëheq një hotel në qytetin kosovar të Graçanicës. Ai nuk dëshiron të fitojë para me të, por kërkon pajtim të popujve.

Kosova është një vend i emigracionit: Për çdo vit, mijëra njerëz largohen nga ky vend i Ballkanit, për një jetë më të mirë jashtë vendit.
Hotelieri zviceran Andreas Wormser (59), dëshmon se gjërat mund të ndryshohen. Ish bashkëpunëtori i EDA-s ka hapur hotelin Graçanica në periferi të Prishtinës, në prill të vitit 2013.

Por jo për interes personal: Hoteli i tij është një projekt multietnik i projektuar për të bashkuar popujt ndërluftues të Kosovës. Për këtë arsye, stacioni televiziv „Arte“ ka bërë një dokumentar për këtë. Dy romë menaxhojnë hotelin; serbët dhe shqiptarët aty punojnë së bashku, shkruan „Blick“, përcjell Shtegu.com.

Kosova është e pavarur që nga viti 2008, por ende larg nga një shtet multikulturor. Marrëdhëniet në mes serbëve dhe shqiptarëve, janë ende të tensionuara.
Por, edhe një pakicë tjetër në vend po lufton gjithashtu: Rreth 40,000 romë jetojnë në Kosovë, por ata kryesisht janë të përjashtuar dhe të margjinalizuar.
Wormser dëshiron ta kundërshtojë këtë gjë: Prandaj romët janë përgjegjës për objektin në hotelin e tij. „Ideja është t’u japim romëve një model të funksionit; që mund të ndikojë në jetë“, thotë hotelieri zviceran për “ Deutschlandfunk“, njofton Shtegu.com.

Menaxherët romë të hotelit janë miq të vjetër të Wormser. Hisen dhe Ado kanë udhëhequr Graçanicën që nga viti 2013. Që të dyve, Wormser ua ka lënë duart e lira.

Pas luftës në Kosovë (1998/1999), Wormser koordinoi ndihmën e rindërtimit zviceran në vend, në emër të Konfederatës. Por së shpejti u shfaq frustrimi: Miliona ndihma u infiltruan në struktura korruptive. Në atë kohë, fati i romëve në vend e bëri atë të mendojë dhe kështu erdhi ideja për hotelin e paqes.

Por, në vitin 2004, Wormser përnjë moment i tha lamtumirë Kosovës: Misioni i tij përfundoi. Megjithatë, ai qëndroi në kontakt me miqtë e tij romë.

Në fund të fundit, puna në EDA ishte bërë shumë rutinë për të, thotë Wormser për „Beobachter“, informon Shtegu.com. „Ishte e mërzitshme.“ Dëshira e Wormerit për t’u kthyer në Kosovë po rritej gjithnjë e më shumë. Kësaj radhe ai donte të kthehej jo vetëm si një ndihmës, por edhe si një sipërmarrës në vend. Më në fund, në vitin 2009 filloi faza e planifikimit për hotelin e tij.

„Doja të filloj në prodhim, por i besova një hoteli“, thotë ai. Ka shumë pak hotele në Kosovë për turistët – qeveria bën shumë pak për turizmin.

„Udhëtimi nëpër Ballkan është në modë, por Kosova është ende një adoleshente“. Por, gjërat po ecin përpara. Në veçanti, udhëtimi në grup është i popullarizuar: „Kosova është mbi të gjitha një vend udhëpërshkrues“.

Vizitorët janë të entuziazmuar për natyrën dhe mikpritjen: Shumica kthehen për herë të dytë.

Edhe pse ka shumë gjëra të bukura në Kosovë, ndonjëherë luftohet edhe kundër byrokracisë dhe ndotjes. Gjithashtu, gjithçka lidhet rreth konfliktit midis popujve të ndryshëm: „Punëtorët e mi e kuptojnë njëri-tjetrin, por ka disa komente negative nga të huajt“.

Megjithatë, të ardhmen e tij afatgjate ai e sheh në Kosovë. A mendon për një kthim në vendlindje? Vështirë. Wormser: „Zvicra është shumë e shtrenjtë për mua“.