Gjen zarfin plot me para dhe e kthen, kamarieri shqiptar në shënjestër të mediave botërore

Date:

16:30:02              2019-05-11

 

 

Armando Markaj, është një nga djemtë e shumtë shqiptarë që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai vazhdon studimet për mjekësi, ndërsa punon si kamerier në picerinë “Patsy’s” në New York.

 

Sot janë të shumta mediat ndërkombëtare që kanë shkruar për shqiptarin. Teksa po punonte Armando gjeti një zarf plot me para në një tavolinë ku po shërbente.

Në zarf ishin paratë me të cilat Karen Vinacour do të blinte një shtëpi, Ajo kishte drekuar në këtë piceri së bashku me të bijën, por kur ishte larguar kishte harruar zarfin që mbante brenda çekun me të cilin do të blinte shtëpinë.

Por për fatin e saj të mirë zarfgi ka rënë në duart e 27-vjeçarit shqiptar. “Jam me të vërtetë shumë i lumtur për të. Të shtunat janë shumë të zëna dhe unë isha gati të hidhja çdo gjë që ishte në tavolinë në plehra në momentin që pashë një zarf..E mora dhe pash emrin e “Citibank”, e mendova se duhej të ishte e rëndësishme. Kështu që dola në rrugë që ta kërkoja, por ajo kishte ikur”, ka thënë shqiptari për “Daily News”, i cili u habit kur pa brenda zarfit gjysmë milioni dollarë.

Megjithatë ai ka gjetur mënyrën se si të gjejë pronaren e këtyre parave dhe ia ka dorëzuar. (Gazeta Shqiptare)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...