Zvicerani diskriminon myslimanët në kërkim të qiradhënies

Date:

20:47:35            2016-10-20

 

 

 
„Nuk dua myslimanë në banesë“ ka shkruar një qiradhënës në portalin e banesave „Immoscout24“ në ofertën e vet, të cilën e ka bërë publike gazeta e përditshme zvicerane „Nordwestschweiz“. I ballafaquar me kërkesën e qartë, ai ka spjeguar: „Myslimanët këndojnë disa herë në ditë në banesë, njësoj sikurse në xhami. Unë kam tashmë përvojë me ta, për ate edhe e kam shkruar ashtu“.

 

 

 

 

Por, ai nuk guxon të veprojë në këtë mënyrë, pasi bie ndesh me normat penale të racizmit, bëhet fjalë për një delikt zyrtar. „Mundësia e fillimit të hetimeve nga ana e Prokurorisë është e madhe. Shpallja publike nuk është joproblematike“, ka pohuar Marcel Niggli, profesori i të drejtës penale në Universitetin e Friburgut, përcjellë „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Më tej, profesor Niggli vazhdon: „Duhet të bëhet dallim në mes të gjerave private dhe publike. Ai i cili dëshiron të japë një banesë me qira, në shpallje nuk guxon të potencojë racën, etninë apo fenë“.

 

 

 

Problemi i diskriminimit në tregun zviceran të banesave, është hulumtuar nga Universiteti i Bernës gjatë vitit 2014. Hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se të interesuarit për banesa me emra të huaj, dukshëm kanë më pak gjasa se sa ofertuesit e njëjtë me emra zvicerane. Diskriminimi funksionon edhe pa shpallje ofenguese. Qiradhënësit mund ta gjejnë klinetin pa kurrfarë problemi duke u bazuar në saje të emrit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...