Bardhec Berisha në fokus të Televizionit shtetëror zviceran

Date:

21:23:29               2016-10-20

 

 

 

 

Në Lucern të Zvicrës, për herë të dytë do të mbahet manifestimi i ashtuquajtur „woerdz“. Në këtë festival nuk do të lexohet vetëm në gjuhën gjermane, por edhe në gjuhë të huaja, të cilat fliten në Zvicër, për shembull në gjuhën shqipe.

 

 

 

 

Në këtë manifestim do të paraqitet edhe liriku shqiptar Bardhec Berisha nga Emmenbrücke, një person me një histori të trazuar të jetës. U lindë dhe u rritë në Kosovë, ndërsa nga fillimi i viteve të tetëdhjeta i kreu studimet në Fakultetin e Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë. Mu në kohën kur udhëheqësia jugosllave ballafaqohej me protestat e studentëve.

 

 

 

 

„Isha i ri. Përderisa gjenerata ime argëtohej nëpër diskot e Lucernit, unë qëndroja në banesë dhe lexoja e shkruaja“, pohon Bardheci për Televizionin shtetëror zviceran „SRF“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Bardhec Berisha vendosi të vijë në Zvicër, ku filloi punën si murator. Në kohën e tij të lirë, ai iu përkushtua lirikës e cila në vendlindjen e vet mbeti e mbyllur në vetvete. Gjithçka filloi në vitin 2006, kur e botoi vëllimin në dy gjuhë „Mirëdita Liebste“ (Mirëdita të dashur) në të cilin mund të lexohen poezi në gjuhën gjermane dhe shqipe.

 

 

 

 

Në festival, ai do të lexojë së bashku me mikun e tij shkrimtar, Prend Buzhala. „Do të lexojmë për 45 minuta të tëra në gjuhën shqipe. Vajza ime do të përkthejë në gjuhën gjermane“, ka përfunduar Bardhec Berisha.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...