Zvicër: Shtetasi maqedonas plagosë një kalimtar rasti

42 Lexime

20:46:03              2016-10-18

 

 

 

 

 

Natën e së dielës, në Grenchen të Zvicrës është plagosur një person me të shtëna armësh. Me lëndime mesatare, ai është dërguar në spitalin më të afërt.

 

 

 
Në rrugën „Maienstrasse“ janë zënë në mes vete disa persona. Për shkaqe ende të panjohura, një plumb i shkrepur e ka qëlluar një kalimtar rasti, shkruan „Blick“, njofton „Shtegu.com“.

 

 
Në ndërkohë, autori i veprës, një shtetas 39-vjeçar maqedonas, është paraqitur personalisht në polici. Ai është paraburgosur menjëherë.