Zvicerani bleu 50 kg bukë e djathë nga shitoret e vërshuara të Hasanbegut
17:09:27 2016-08-20
Një zviceran ka raportuar se ka qenë dëshmitar i stuhisë shkatërruese në Maqedoni. Ai është dashur ta kalojë një natë në shtëpinë e tij të përmbytur.
Në rrethinën e Shkupit ishte shkaktuar një stuhi e rëndë. Bilansi i saj: 21 të vdekur dhe 60 të lënduar. Veçanërisht ishte kapluar Hasanbegu, në afërsi të kryeqytetit Shkupi“, ka informuar për „20 Minuten“, lexuesi i saj F. B., njofton „Shtegu.com“. Në atë kohë, ai ishte për pushime atje, duke vizituar farefisin e tij që jetonte në fshatin e shkatërruar.
Pasi stuhia e kaploi Hasanbegun, zvicerani B. qëllon për vizitë atje. Brenda pak orësh, shiu kishte filluar të binte me të madhe. „Një mot kaq të lig asnjëherë në jetë nuk e kam përjetuar. Dukej sikur të kishte rënë ndonjë bombë“.
Pas dy orëve, shtëpia e farefisit të tij ishte mbuluar tërësisht me ujë. „Nuk kishte qasje në celular dhe rrymë, natën e kaluam në katin e lartë të shtëpisë“.
Gjatë vërshimeve, banorët u mbështetën në forcat e tyre. „Zjarrfikësit, policia, ushtria dhe ambulanca erdhën mëngjesin e nesërm“, informon B. Në atë kohë, masa e shkatërrimit ishte shumë e madhe. „Në përdhesë ishte përmbytur çdo gjë, ndërsa fshati për një moment u braktisë“.
Edhe vetura e B. nuk ishte më funksionale, pasi gjendej në Hasanbeg. Por, edhe po të kishte qenë në Shkup, ku B. banon me familjen e tij, me siguri se do të ndodhte e njëjta gjë, pasi edhe atje bodrumet ishin vërshuar nga uji.
Bashkëpunimi i të prekurve ishte i madh. Përderisa nga shtëpitë nxirreshin kufomat, të mbijetuarit e ndihmonin njëri-tjetrin. „Shiu dhe balta ua shkatërruan artikujt ushimorë shumicës“. Edhe B. kishte shkuar në disa shitore për të blerë ushqim, por gjithkund shitoret kishin qenë të zbrazura. „Atje ku gjeja ndonjë gjë, e blija menjëherë“. Më në fund, ai arriti të blejë 50 kilogramë bukë e djathë në Shkup, duke ua shpërndarë banorëve të Hasanbegut. „Për disa minuta gjithçka u zhdukë“, raporton B.
Gratë dhe fëmijët e farefisit, B. i mori me vete në Shkup, ndërsa burrat qëndruan në vendngjarje në përpjekje për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej. „Shiu vazhdoi edhe të nesërmen, ndërsa problemi kryesor ka qenë balta“. Sipas banorëve, kanalizimi në rrethinë është në gjendje të mjerueshme dhe gjatë rreshjeve të mëdha të shiut, ai vërshon. Me sasitë e shiut të ditëve të kaluara, askush nuk kishte llogaritë: „E dinim se do të bie shi, por jo me aq sasi. Autoritetet përkatëse nuk kishin paralajëmruar për një shi të tillë. Bile edhe kamionët ishin bartur nga vërshimi“, vazhdon B. i trishtuar.
Përderisa shumica pranojnë ngushëllime për të vdekurit, zvicerani B. duhet të përkujdeset për familjen e tij. Ai nuk ka mundur më të kthehet me veturën e tij për në Zvicër. „Të hënën do të duhet t`ia filloj punës, ndërsa për shkak të sezonit të pushimeve verorte, të gjitha fluturimet janë të rezervuara. Do të duhet të gjej ndonjë mënyrë për tu kthyer sërish në Zvicër“, përfundon B.