Tmerrohet bota: në Shqipëri ariut i japin birra në vend të ujit

69 Lexime

17:58:17                2016-08-18

 

 

 

 

 

Në mesin e mbrojtësve të kafshëve është shkatuar zemërim i jashtzakonshëm. Organizata „Katër shputa“, ka deklaruar se rreth 50 arinj të murmë janë duke u mbajtur në kushte ekstreme në Shqipëri. Ata shfrytëzoen për spektakle të organizuar për hir të turistëve, nëpër restorante të ndryshëm, pika karburantesh, hotele dhe plazhe, duke i orientuar kafshët e gjora në një ekzistencë të mjerueshme.

 

 

 

 

„Tomi, ariu që konsumon birra, është duke u mbajtur në një kafaz në afërsi të një tualeti të restorantit, ndërsa sjelljet e tij paraqesin çrregullime të rënda. Ai sillet nëpër kafazin e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda vetvetes“, pohon eksperti për shpëtimin e kafshëve, Thomas Pietsch. „Ariu nuk mund të shijojë lirinë në kafaz, atij i duhet natyrë. I burgosur, ai nuk mund të bëjë jetën e tij normale, të gjejë ushqim, të shëtisë apo të notojë. Në disa raste kemi konstatuar se atij nuk i jepet ujë për të shuar etjen, por birrë“, akuzon Pietsch në një artikull të „20 Minutes“, njofton „Shtegu.com.

 

 

 

 

Një viktimë tjetër është ariu me emrin Jeta, i njohur si ariu për selfie. Ai është i detyruar që nëpër vapë të madhe të ecë nëpër plazh, ndërsa mysafirët paguajnë ndonjë para për të bërë një selfie me te.

 

 

 

 

Organizata në fjalë ka lancuar një peticion për të inkurajuar ministrin e Mjedisit në Shqipëri, të aplikojë masa më të rrepta për të mbrojtur arinjtë.