Ja përse mërgimtarët blejnë vetura të shtrenjta !!!

67 Lexime

19:27:59             2016-08-20 

 

 

 

 

Koha e pushimeve në vendlindje, përveç se i mbush qytetet me emigrantë, mbush edhe rrugët me makina nga më të ndryshmet. Natyrisht, ato janë luksoze që tërheqin dhe vëmendjen e njerëzve.

 

 

“Është normale që vetura ime dallon prej të tjerave. Me kushtet ekonomike që janë atje, edhe mundësitë për të pasur makinë luksoze janë më të vogla”, thotë Kastriot Kryeziu, i cili ka një makinë BMW të markës X5.

 

 

 

Kastrioti jeton në Zvicër që nga viti 2009 dhe thotë se deri tani ka pasur makina si Mercedes e Audi.

 

 

 

“Në të ardhmen kam në plan që ta kem një BMW7. Kjo është një ëndërr e imja”, shprehet 28-vjeçari që jeton në Cyrih.

 

 

 

Thuajse çdo i ri që vjen për herë të parë në Zvicër, ka dëshirë të blejë një makina luksoze, kryesisht të prodhimin gjerman.

 

 

 

Pse? A është në pyetje nevoja për makinë të tillë apo dëshira për t`u “dukur”?

 

 

 

“Ne rregullisht udhëtojmë për pushime në vendlindje dhe kemi nevojë për një makinë të fuqishme. Kjo është arsyeja e vetme se pse shqiptarët, po edhe të tjerëve, u interesojnë makinat gjermane”, thotë Jashar Zymberi.

 

 

 

Ai, së bashku me vëllain e tij Nexhatin, prej kohësh merren me shitblerjen e makinave. Ata thonë se interesimi për automjetet gjermane është i madh.

 

 

 

“Gjermanët njihen për kualitetin e punës dhe shqiptarët kanë besim tek puna e tyre. Por, po ashtu edhe pjesët mund të gjenden më lehtë, pasi Gjermania është në Europë. Ne kemi më shumë klientë zviceranë, por një përqindje e mirë e tyre janë edhe shqiptarë”, shton ai.

 

 

 

Në vendlindje thuajse është krijuar një mit se nëse je duke jetuar në Zvicër, sigurisht që “duhet” të kesh një BMW, Audi apo Mercedes!

 

 

 

“Zviceranët pa i bërë një milion franga, nuk blejnë makinë luksoze. Kurse, tek ne shqiptarët është më ndryshe. Është më ndryshe sepse ne nuk jetojmë vetëm në Zvicër. Nëse kemi një apo dy javë pushim, shkojmë në vendlindje. Bëjmë 2000 kilometra rrugë dhe kemi nevojë për makina të sigurta, sepse udhëtojmë me familje” shton Nexhati.

 
Është shkruar shumë për lojtarët shqiptarë si Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili e Pajtim Kasami, të cilët në grumbullimin e përfaqësueses së Zvicrës, para ndeshjes me Slloveninë, kanë shkuar me veturat më luksoze, duke u veçuar nga të tjerët që madje kanë shkuar me autobus.

 

 

 

“Zviceranët i kanë kaluar shumë më herët këto kënaqësi, kurse ne shqiptarët ende nuk jemi të ngopur me luks” thotë Jashari.

 

 

 

Sipas vëllezërve Jashari, interesimi për blerjen e veturave me “leasing” është i mirë, por këta u preferojnë klientëve të tyre që të presin dhe të kenë durim që të ruajnë paratë që kur të blejnë ndonjë makinë këtë ta bëjnë me të holla në dorë.

 

 

 

Shumica e emigrantëve shqiptarë e vizitojnë minimum dy herë në vit vendlindjen:
gjatë pushimeve të dimrit dhe të verës. Fatkeqësisht, për këto dy sezone çmimi i biletave të fluturimit është shumë i lartë. Kështu, ata janë të “detyruar” të udhëtojnë me makina, 20 orë në rrugë. (Tetova1)