Zviceranët i thonë STOP islamofobisë
20:32:53 2017-10-18
Pas vandalizimit të varrezave myslimane në Boix-de-Vaux, më tepër se 500 persona kanë shprehur solidaritetin e tyre me myslimanët, nëpër rrugët e qytetit.
Më tepër se 500 persona janë tubuar të mërkurën në Lozanë të Zvicrës, për t`i thënë „Stop Islamofobisë“. Pjesëmarrësit e kanë dënuar vandalizmin e varrezave myslimane në Bois-de-Vaux javën e kaluar.
Ata janë tubuar në sheshin e Europës para se të vazhdonin për në qendër të qytetit, duke brohoritur: „Solidarizim me myslimanët anekënd botës“. Tubimi u organizua nga partitë e majta dhe shoqata të ndryshme, shkruajnë mediet zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“.
„Këto tubime janë të domosdoshme, pasi është me rëndësi të dënohen këto akte. Duhet ta shfaqim idinjatën tonë në përkrahje të popullatës myslimane“, ka pohuar Jorge Lemos, nga Lëvizja „Solidarités“. „Jemi solidarë me 30 mijë myslimanët e Kantonit“. (Shtegu.com)