Sikur nëpër filma: Dy plaçkitësit shqiptarë e shijojnë piknikun e fundit në liri

50 Lexime

17:29:10                2017-10-18

 

 

 

 

Dy turistë shqiptarë janë ballafaquar me Gjykatën e rrethit në Aarau të Zvicrës, të cilët në vitin 2015, në një fushë me misër në Suhr, ishin arrestuar si nëpër filma aksionarë. Ata kishin kryer mbi 50 plaçkitje në Kantonet Aargau, Solothurn dhe Thurgau, ndërsa paka para se të arrestoheshin kishin konsumuar liker bimor.
Ngjarja ka ndodhur më 25 tetor të vitit të kaluar, kur policia zvicerane sihte alarmuar nga katër informata për plaçkitje në Gränichen. Rreth orës 04.30 të mëngjesit, janë vërejtur dy të dyshuar në afërsi të Suhrit, ndërsa në informatën vendimtare thuhej se ata fshiheshin në një fushë të mbjellë me misër.

 

Në vendgjarje kanë dalur menjëherë forca të mëdha policore dhe ata të cilët kanë jetuar në rrethinë, duke e rrethuar fushën. Në ndihmë kanë ardhur helikopteri dhe qenë policorë. Pas disa orëve, policia ka arritur t`i arrestojë dy shqiptarët pa ndonjë rrezistencë.
Gjatë ditës së martë, dy shqiptarët janë paraqitur para Gjykatës: Florimi 27-vjeçar i akuzuar për 21 plaçkitje nëpër Kantonet Aargau dhe Solothurn, me vendbanim të fundit në Caen të Francës. Driloni 39-vjeçar, i akuzuar për 39 plaçkitje nëpër Kantonet Aargau, Solothurn dhe Thurgau, me vendbanim të fundit në Mantua të Italisë.
Ata nuk kanë dëshmuar se nuk e duan lumturinë, pasi natën para se të arrestoheshin, e kishin shijuar me një piknik në një shtëpi në rrugën „Wynemattestrasse“. Gjatë kësaj ata kanë konsumuar: Një shishe liker bimor, një shishe Coca-Cola dhe një pako me çipsa. Ishte kjo nata e tyre e fundit në liri, shkruan „Aargauer Zeitung“, përcjellë „Shtegu.com“.
Florimi ka deklaruar se ka qenë duke udhëtuar transit nëpër Zvicër, për tu kthyer nga Franca në Shqipëri. Me Drilonin janë takuar në stacionin e trenit në Aarau, pasi kishte dëgjuar se ai fliste shqip. Ky i fundit ka qenë duke u kthyer nga Belgjika ku kishte qëndruar si turist dhe në xhep ka pasur vetëm edhe 25 euro. Ata kanë kërkuar falje për veprat e kryera, por Prokuroria ka pohuar se bëhet fjalë për një bandë profesionale, e cila është shumë mirë e organizuar. Ata kanë shkaktuar dëme dhe frikë të madhe tek viktimat dhe dënimet duhet të jenë aq të larta sa që të mos u bie më ndërmend të veprojnë në Zvicër.
Më në fund, Gjykata e ka dënuar Florimin me tre vite e gjysmë burg, ndërsa Drilonin me pesë vite e gjysmë.

 

Arrestimin e tyre spektakolar mund ta ndiqni në vegzën e mëposhtme:

 

 

http://www.telem1.ch/35-show-aktuell/11415-episode-dienstag-26-juli-2016/26390-segment-grossfahndung-im-maisfeld