21:38:27 2017-10-18
Edhe gjatë këtij viti qytetarët gjermanë nga Bookholzbergu do tu bëjnë befasi fëmijëve shqiptarë të viseve malore, për festat e fundvitit.
Në bashkëpunim me shoqatën humanitare „Wismar“ do të grumbullohen pako me dhurata për festat e fundvitit dhe do të dërgoehn për në Shqipëri. Gjatë javëve të fundit nëpër shitoret e Bookholzbergut janë shpërndarë fletushka dhe pllakate se çfarë duhet të përmbajnë pakot me dhurata.
Edhe portali „Shtegu.com“ është interesuar që një ndihmë të ngjashme ta organizojë për fëmijët e viseve malore e rurale në Maqedoni, prandaj kërkojmë persona të interesuar. (Shtegu.com)

