Zvicër: Vdes vozitësi i autobusit pas një sherri banal

Date:

19:28:05           2016-07-16

 

 

 

 

 

Një zënkë banale ka përfunduar me vdekjen e një vozitësi të autobusit në Diablerets të Zvicrës. Pasi vozitësi i kishte trumbetuar disa herë, një person kishte hipur në autobus dhe e kishte sulmuar, pak më pas ai vdes.

 

 

 
Në Diablerets të Kantonit Vaud në Zvicër, pasditen e së premtes ka vdekur një vozitës i autobusit, pas një zënke banale, njoftojnë mediet zvicerane, transmeton „Shtegu.com“. Shkaku i zënkës ka qenë një veturë e parkuar në stacionin e autobusit në afërsi të stacionit të trenit në Aigle-Sepey-Diablerets, duke ia zënë vendin autobusit.

 

 

 
Vozitësi i cili ishte duke qarkulluar në këtë linjë, ka trumbetuar disa herë, ndërsa vetura është larguar. Por, si duket, trumbeta i kishte penguar zviceranit 49-vjeçar, i cili fillon ta ofendojë vozitësin e autobusit, një zviceran i moshës 59-vjeçare. Për një moment, ai largohet, por më pas kthehet duke hipur në autobus dhe duke e sulmuar fizikisht vozitësin e autobusit. Pasi largohet nga vendi i ngjarjes, vozitësi i autobusit e humbë vetëdijen dhe pak më vonë, para se të arrijnë ekipet e shpëtimit në vendngjarje, ai ndërron jetë. Përpjekja e personelit mjekësor për ta reanimuar ishte e kotë. Sulumuesi është arrestuar menjëherë, ndërsa Prokuroria zvicerane ka filluar hetimet për ndriçimin e plotë të rastit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...