Shtetasi maqedonas shpëton mrekullisht pas përplasjes me trenin

Date:

16:24:22             2016-07-16

 

 

 
Fat të madh ka pasur një shtetas maqedonas në vendkalimin e pambrojtur hekurudhor në Scherenau të Gjermanisë: Treni lokal i relacionit Murnau-Oberammergau, aty ka goditur furgonin e tij, ndërsa për fat të mirë të gjithë pjesëmarrësit kanë kaluar vetëm me një trishtim, shkruan „Merkur“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Pak para orës 09.00 të mëngjesit, shtetasi maqedonas ka qenë duke vozitur me furgonin e tij, duke dashur të kalojë nëpër një vendkalim të pambrojtur hekurudhor. Por, vozitësi 46-vjeçar nuk e kishte vërejtur trenin që po vinte. Edhe përkundër frenimit të menjëhershëm të lokomotivistit të trenit, ai ka goditur furgonin duke e flakur disa metra anësh. Sikurse vozitësi i furgonit, ashtu edhe personeli i trenit dhe 15 personat në tren, nuk kanë pësuar lëndime, përpos se janë tmerruar nga ngjarja. Relacioni është ndërprerë për dy orë të tëra.

 

 

 

Treni ka pësuar dëme në një shumë prej 10.000 euro, ndërsa furgoni nuk ka qenë më në gjendje për tu vozitur.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...