Tunezieni shtiu mbi policnë franceze me pistoletën e shqiptarit

43 Lexime

21:34:55             2016-07-18

 

 

 

 

 

Sipas hetimeve të deritanishme të policisë franceza lidhur me atentatin në Nica, të cilin e ushtroi Shtetasi francezo-tunezien Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, me ç`rast u vranë 84 persona, ai nuk ka vepruar i vetëm.

 

 

 

Pas hetimeve që i janë bërë mesazheve në celularin e tij, dyshohet se ate e ka furnizuar me armë një shqiptar. Në te shkruhet se ai ka kërkuar një pistoletë dhe armë të tjera, por pa cekur se për kend ishin të dedikuara ato.

 

 

 

Më tej, hetuesit kanë pohuar se një shqiptar ia ka dhënë një pistoletë të kalibrit 7.65 mm, me të cilin Mohamed L. ka shtënë mbi policinë franceze. Shqiptari tashmë është arrestuar, ndërsa edhe gjashtë të tjerë janë nën kontrollin policor, shkruan „Stern“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Një informacion të tillë e konfirmon edhe „Huffington Post“, e cila shkruan se në Nica është arrestuar një çift shqiptar, të cilët sulmuesin e kanë furnizuar me pistoletën në fjalë.