Zvicër: Kosovari kërkohet edhe me helikopter

51 Lexime

foto simbolike

 

 

 

16:49:04              2016-03-29

 

 

 

Gjatë kontrollit të një veture, bashkudhëtari i saj kishte vrapuar papritmas. Policia zvicerane arreston menjëherë vozitësin, ndërsa organizoi një kërkim të madh për të arratisurin.

 

 

Natën e së martës, në Schlossrued të Zvicrës, një person 24-vjeçar është arratisur në këmbë përmes një mali, nga një kontroll i policisë.

 

 

Kosovari ka qenë i regjistruar në listën e delikuentëve, për shkak të plaçkitjes. Përkundër aksionit të madh të kërkimit të tij, ai mbeti i pakapshëm për policinë.

 

 

Ai kishte qenë i ulur si bashkudhëtar i veturës, të cilën policia e kishte kontrolluar rreth orës 0.30. Vozitës ka qenë një shtetas serb 34-vjeçar nga rrethina e Zofingenit, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Vozitësi është identifikuar me kartë identiteti franceze. Gjatë hetimeve për verifikimin e identitetit të tyre, ata kishin zbritur nga vetura. Papritmas, bashkudhëtari ishte larguar me të shpejtë në këmbë, duke u futur në një mal të afërt.

 

 

Policia menjëherë kishte alarmuar edhe patrulla të tjera, ndërsa ishin angazhuar edhe qenë policorë.

 

 

Për të vëzhguar malin, ishte angazhuar edhe një helikopter me kamerë termike. Kërkimi ka zgjatur deri në orët e mëngjesit, por pa sukses. I arratisuri deri më tani nuk është gjetur, ndërsa Prokuroria e Zofingen-Kulmit, ka hapur një kallëzim penal ndaj tij.

 

 

Vozitësi 34-vjeçar i veturës së kontrolluar është arrestuar përkohësisht, për hetime të mëtutjeshme.