Siriani u jep shembull shqiptarëve se si të luftohet kundër papunësisë
12:59:35 2016-03-30
Shumica e refugjatëve, Ballkanin e shohin si një vend tranzit për në Perëndim. Disave u shkon përdore që aty të krijojnë ekzistencën e tyre, siç është rasti me sirianin Darwish, i cili ju krijon vende pune bile edhe të tjerëve.
Samer Darwish është shumë krenar. Ai erdhi me një mercedes, një mercedes të përdorur që në Shqipëri është simbol i statusit të rëndësishëm. Siriani 35-vjeçar, i pashëm dhe i veshur mirë, tani e tregon shitoren e tij – Thënë më mirë: Qendrën e sipërmarrjes. Lokali është i renovuar freskët, nga pjesa e rrugës një fasadë xhami, në të cilën me shkronja të mëdha shënon mbiemri i tij: Darwish – ndërsa më poshtë, mbishkrimi edhe në gjuhën shqipe: Rroba të përdorura.
Me këtë, siriani nga Aleppo, tashmë katër muaj është duke fituar pagën e tij në Tiranë, bile të mirë, siç pohon edhe personalisht: „Nuk ishte ndonjë vështirësi këtu të hapej një lokal, pasi Shqipëria u ofron kushte të mira investorëve të huaj. Ajo fton për investime, në vend se të ndërtohen barriera byrokratike. Dhe para së gjithash, këtu ka mjaft të holla dhe punë“, pohon Darwishi për „ARD“, njofton „Shtegu.com“.
Më parë, Samer Darwishi në Siri ishte marrë me vetura të përdorura, ndërsa tani me rrobe të përdorura. Por, rruga e suksesit e biznesmenit në Shqipëri ka qenë mjaft e mundimshme dhe e gjatë. Nga fundi i vitit 2014, ai ishte arrtisur nga qyteti i tij Aleppo, njësoj si edhe dhjetëra mijëra të tjerë, fillimisht në Turqi, mandej me anije deri në Greqi, për të vazhduar në drejtim të Perëndimit, për në Hungari ku parashtroi kërkesë për azil. Atje jetoi derisa motra e tij kishte ngulë këmbë që të jetonin në Shqipëri, në Tiranë.
Idenë e hapjes së shitores, 35-vjeçari e kishte sjellë nga Hungaria. Prej atje, ai kishte importuar disa tonelata rrobe të përdorura, të cilat i lan dhe i hekuros, në mënyrë që t`ua sjellë klientëve në Tiranë.
Shqiptari 26-vjeçar, Fatjon është njëri nga bashkëpunëtorët e tij: „Që nga një dhjetori unë jam duke punuar këtu“, pohon ai. „Dhe këtu e ndjej veten shkëlqyeshëm. Puna është e mirë, çmimet tona janë më të ulëta se sa në shitoret tjera. Jemi krenar për te, për shefin tonë“.
Edhe Ana 23-vjeçare është e kënaqur pasi kishte gjetur punë te Darwishi. Papunësia është e madhe në Shqipëri, e sidomos nga personat e viseve rurale të veriut, të cilët janë vendosur në pjesën e qytetit „Allias-Babrru“ dhe rrobet e përdorura janë të përballueshme për chepin e tyre.
Në ndërkohë, Samer Darwishi ka hapur edhe katër shitore të tjera në qendër të Tiranës, ndërsa është duke menduar që të ekspansojë edhe në qytetet tjerë të Shqipërisë. Por, ai ka një problem me gjuhën, prandaj në gjuhën arabe ai ndjehet më i sigurt. I pyetur se si i ka pëlqyer Tirana pas katër muajve qëndrim, ai përgjigjet i buzëqeshur, me një shqipe të cunguar: „Po, shumë mirë. Tirana është shumë e mirë. Shqiptarët janë shumë të mirë, të rinjtë këtu punojnë mirë, pra gjithçka është mirë“.
Por, po që se lufta në Siri do të përfundonte, ai përsëri nuk e ka ndërmend të kthehet atje: „Puna është duke më shkuar mirë këtu, prandaj do të qëndroj në Shqipëri. Edhe të tjerët i kisha këshilluar që të investojnë këtu. Duhet pranuar se: Këti ka punë dhe të holla“.