Dënohet kosovari që plaçkiti 96 mijë euro

Date:

14:18:55                  2016-03-29

 

 

 

 

Një kosovar 30-vjeçar është dënuar me dy vite e katër muaj burg për shkak se së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë, kishte kryer 22 plaçkitje, në Oberösterreich dhe Salzburg të Austrisë.

 

 

 

Për aktivitetet e tyre kriminele, ata kishin përzgjedhur ndërtesat e sipërmarrjeve dhe shoqatave të ndryshme. Dëmi i shkaktuar sipas Prokurorisë llogaritet në rreth 96.000 euro.

 

 

 

Dyshohet se i dënuari kishte plaçkitur një arkë në një supermarket, duke bërë për vete 60.000 euro. Atij i është vënë në barrë edhe një plaçkitje në një klub tenisi. Por, kosovari ishte mbrojtur duke thënë se atje kishte hyrë vetëm sa për të fjetur pasi nuk kishte pasur të holla, ka deklaruar mbrojtësi i tij.

 

 

 

Kosovari kishte theksuar se pas lindjes së djalit i ishte vështirësuar gjendja. Por, Gjykata i kishte marrë parasysh edhe disa plaçkitje të tjera në Austri dhe jashtë saj, posaçërisht në Gjermani, Zvicër dhe Francë. Me këtë rast, Gjykata e dënoi kosovarin me 2 vite e katër muaj burg, shkruan „Nachrichten.at“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

I dënuari e ka pranuar vendimin e Gjykatës, ndërsa Prokuroria nuk ka dhënë detaje më të hollësishme. Vendimi gjyqësor ende nuk është i plotfuqishëm.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...