Zvicër: Digjet arkivoli në rrugë, tmerrohet shqiptarja

43 Lexime

17:38:57           2016-02-23

 

 

 

Ditëve të fundit, në Facebook është postuar një video, e cila paraqet nja arkivol në një rrugë të hapur në Rorschach të Zvicrës, duke u djegur. Por, tashmë është e qartë: Ishte vetëm një aksion artistik.

 

 

 

„Me sa duket, në afërsi të sheshit `Linden` është duke u djegur një arkivol, a është e vëretë apo jo““, ka shkruar Linda Mazreku nga Rorschach, mbrëmjen e së premtes në Facebook, duke postuar edhe videon që e kishte përgatitur. Për një kohë të shkurtër, vërshuan komentet. „Vallë, a është e lejuar një gjë e tillë në rrugë publike?“, kishte pyetur një komentues, apo: „A nuk kundërmonte?“. Një tjetër kishte shkruar se djegia e arkivolit në rrugë, kishte qenë dëshira e fundit e të vdekurit.

 

 

 

Por, në ndërkohë u sqarua situata: Në arkivol nuk ka pasur kufomë dhe aksioni ka qenë pjesë e hapjes së galerisë Guerilla në „Hauptstrasse“ 49, në Rorschach. Atje, të enjten ishte vendosur dhe djegur një arkivol me një kukull të plastikës përbrenda, në rrugë të hapur, shkruan „20 Minuten „, njofton „Shtegu.com“. Iniciatori i galerisë, Urs Koller me këtë aksion ka dashur të djegë „egon e vjetër emblematike“.

 

 
Mazreku ishte shokuar nga pamja. „U trondita për së tepërmi kur e pashë videon me arkivolin e djegur“, pohon kamariierja 20-vjeçare. „Mendova se është duke u djegur një kufomë e vërtetë“. Ajo tash është lehtësuar plotësisht që ngjarja nuk kishte qenë e vërtetë. „Këtë aksion e shoh të pakuptimtë dhe të sëmurë. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me me artin, por i frikëson dhe tmerron njerëzit“.

 

 

Nga ana tjetër, Koller ka reaguar në kundërshtim me shqiptarem: „Pothuajse për çdo ditë po shohim mijëra të vdekur në mjetet e informimit dhe nuk po mund ta kuptoj përse aksioni im është dukur aq keq“.

 

 

Galeria e tij Guerilla është e hapur edhe më tej, të mërkurën deri të premten, nga ora 14.00 deri 18.30.