Berna në prag të përzgjedhjes së „Miss“ binjakeve shqiptare 2016
16:43:32 2016-02-23
Binjaket shqiptare për përzgjedhjen e „Miss Bern“, motrat Egzona dhe Egzontina, qëllimisht kanë konkurruar. „Duam të shohim se sa larg do të arrijmë“. Që të dy ekonomistet profesionale nga Koppigeni janë të sigurta: „Ne do ta përkrahim tjetrën po që se ajo zgjidhet Miss Bern“, pohon Egzontina. Por, ato nuk do të dorëzohen edhe aq lehtë: „Nuk duam t`ia falim vetëm ashtu titullin ndonjërës“, vazhdon Egzontina.
Përpos përzgjedhjes për Miss Bern, motrat binjake bëjnë shumë gjëra së bashku: Ato këndojnë, merren me sport dhe tregtojnë së bashku. Bile edhe dhomën dhe dollapin: „Kemi një stil dhe shije të ngjashme dhe për këtë vishemi ngajshëm“, thotë Egzontina.
„Ata të cilët na njohin, me kohë mund të na dallojnë kush se cila është“, pohon për „20 Minuten „, motra Egzona e cila është më e moshuar për dy minuta, transmeton „Shtegu.com“. Ajo ka një fytyrë të rrumbullakët dhe është pak më e madhe se Egzontina, e cila buzëqeshet rregullisht. Por, karakteret e tyre janë të ndryshëm, Egzona është më e hapur, ndërsa Egzontina pak më e ndrojtur. Përkundër kësaj, ato kanë shumë ngjashmëri të tjera, sikurse është pasioni për modelimin: „Me kënaqësi kemi qëndruar edhe para kamerave“, deklaron Egzona. Gjatë pushimeve verore në Kosovë, ato kishin prezantuar veshjet tradicionale të tezes së tyre.
„I pamë aplikimet për konkurs dhe të dyja u ftuan të pavaruara njëra nga tjetra“, pohon Sandra Schmid nga organizimi i Miss Bern. Dhe nuk u zhgënjyen kur i panë binjaket shqiptare: „Edhe tash nuk mund t`i dalloj kush se cila është“.
Zgjedhja e Miss Bern do të mbahet më 21 maj të këtij viti, ndërsa 16 finalistet janë duke u përgatitur me intensitet të plotë. Egzona dhe Egzontina janë të kënaqura me ushtrimet e para dhe mezi që presin të vazhdojnë me to: „Është kënaqësi të marrësh pjesë në këto aktivitete, pa marrë parasysh se sa kohë do të zgjatë“, thotë Egzona. Binjaket shqiptare janë duke shpresuar se me paraqitjen e tyre të përbashkët do të fitojnë shumë vota: „Por vlerësimi është individual dhe nuk do të ketë pikë bonusi për binjake“, ka përfunduar Egzontina. Por, një mendim tjetër ka Schmid; „Kush e di, ndoshta mund të zgjedhen dy misse përnjëherë?“.