Shqiptarja e etur për arsim: Mbi 100 aplikime, më në fund gjen profesionin e saj
Studentja e psikologjisë dhe sportit, Lydia Siuda ka përkrahur 16-vjeçaren Lirjeta Berisha (djathtas) për të gjetur profesionin e saj
18:10:09 2016-02-24
Edhe përkundër mbi njëqind përgjigjeve negative, ajo nuk u dorëzua: Gjatë verës që shkoi, Lirjeta Berisha filloi praktikën si asistente dentare, ndërsa me këtë rësat i kishte ndihmuar një organizatë e re nga Berna e Zvicrës.
Mbi njëqind aplikime për një vend si praktikante, shumica e të cilave janë refuzuar nga shikimi i parë. Lirjeta Berisha e di shumë mirë se për çfarë flet. Aplikimet e saj nuk kanë qenë shumë të përshtatshme, pohon 16-vjeçarja shqiptare. Mbi 80 aplikime i kishte dërguar në ordinancat mjekësore e dentare, por jehona e tyre ka qenë shumë e vogël. Vetëm dy herë ishte ftuar për ushtrime, më tepër jo.
E gjithë kjo ndryshoi pasi ajo ishte lajmëruar në organizatën nga Berna „Rock your Life“ . Kjo organizatë i orienton studentët dhe nxënësit në vazhdimin e arsmimit të mëtutjeshëm. Oferta e saj është për nxënësit me kushte të vështira fillestare. Po që se prindërir nuk kanë besim të madh në gjuhën dhe sistemin shkollor, organizata ofron shërbime të vlefshme në këtë drejtim. Megjithatë, ajo nuk e zëvendëson përkushtimin dhe këmbëngulësinë e të rinjve, pohon për „Berner Zeitung“, udhëheqësja Anna Leuenberger, njofton „Shtegu.com“: „Ne i përkrahim ata, por nuk duam t`ua marrim vendin e juaj të praktikës“.