Zvicër: 14 vite burg për shqiptarin që vrau ish të dashurën
10:06:02 2016-04-01
Një shqiptar 37-vjeçar, në shtator të vitit 2014 e kishte vrarë ish të dashurën e vet, në qendër të Fislisbachut në Zvicër. Akuza ate e rëndon për vrasje.
Një shqiptar 37-vjeçar, i cili në shtator të vitit 2014, në Fislisbach e kishte therë me thikë ish të dashurën e vet, do të dënohet me 14 vite burg, për veprën penale „vrasje“. Pak pas aktit të kryer, ai ishte arrestuar, ndërsa aktualisht gjendet në burgim të përkohshëm, shkruajnë mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“.
Sipas një komunikate të Prokurorisë zvicerane, shqiptari në Zvicër kishte ardhur një ditë para se ta realizonte krimin. Mu atë ditë, ai e kishte bërë plan se si ta takonte ish të dashurën e vet, të ndarë nga ai.
Si duket, ai ka dashur ose ta rikthejë të dashurën, ose të vrasë me thikë, që më pas të plagosej edhe personalisht. Mëngjesin e ardhshëm, ai e kishte takuar ate në një kafene në Fislisbach.
Prokuroria e akuzon shqiptarin se pas tentativës që ta rikthejë, ai e ka goditur së paku një herë me grusht në fytyrë. Më pas, ai iu ka vërsulur asaj me thikë duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
Pas arratisjes së shkurtë, policia e kishte arrestuar autorin. Paraprakisht, ai i kishte shkaktuar lëndime të rënda vetvetes. Se kur i akuzuari do të paraqitet në Gjykatën e qarkut të Badenit, mbetet ende e paqartë.