„Krone“: Para 25 vitesh filloi lufta në ish Jugosllavi

Date:

17:24:20                     2016-04-02

 

 

 

Me vendimin për krime të luftës të udhëheqësit serb nga Bosnja, Radovan Karaxhiç dhe lirimin nga akuza për udhëheqësin e terroristëve serbë, Vojislav Sheshelj, në Hagë përfundoi periudha e luftës për shpërbërjen e ish Jugosllavisë, e cila kishte filluar 25 vite më parë, gjatë Pashkëve në Kroaci.

 

 

 

Për shkak se e kaluara e luftës nuk është shqyrtuar siç duhet, edhe sot e kësaj dite vërehet një pakënaqësi në mes të dy shteteve: Kroacia dhe Serbia edhe më tej hedhin shigjeta në mes vete. Anëtari më i ri i BE-së, Kroacia është duke e kërcënuar Serbinë me bllokadë, rrugës së saj për t`iu afruar BE-së, shkruan „Krone.at“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Të ashtuquajturat „Pashkët e përgjakshme 1991“, një këmbim zjarri në Liqenin e Plitvicës në Kroaci, me dy të vrarë nga secila palë nga një, llogariten si data e fillimit të luftës. Beteja e parë më e madhe u zhvillua për qytetin lindor kroat Vukovar („Stalingradi kroat“).

 

 

 

Serbër e Kroacisë të cilët në atë kohë përbënin12 për qind të popullatës prej 4,7 milionë banorësh, nuk mund të pajtoheshin me pavarësinë kroate dhe shpërbërjen e ish Jugosllavisë shumëkombëshe. Pasi serbët ishin pakica më e madhe dhe kishin vende të rëndësishme në ekonomi, qeveri dhe ushtri.

 

 

Fillimisht, me ndihmën e APJ-së së armatosur rëndë, serbët arritën të vinin nën kontroll një të tretën e territorit kroat. Por, me ndihmën e SHBA-ve, Kroacia arriti t`i rikthejë territoret e humbura, me ç`rast 200.000 serbë ishin të detyruar të largohen nga Kroacia.

 

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...