„Zoti e shpërbleftë me parajsë“, Zvicra tronditet nga humbja e shqiptarit nga Tetova

Date:

12:07:43                2019-04-04

 

 

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut E. A. (24), ka dashur të ndihmojë gjatë dëmtimit të një gome të veturës dhe gjatë kësaj është goditur nga një veturë në autostradën A 1, duke e humbur jetën. Tronditja tek famija e tij është e thellë.

Në autostradës A1, të mërkurën ka ndodhur një aksident tragjik: Një automobilist ka goditur për vdekje shqiptarin nga Maqedonia e Veriut E. A * (24), i cili ishte ndalur në korsinë e emergjencës për të ndihmuar një person tjetër, i cili kishte pasur püroblem me një gomë të furgonit të tij. Shqiptari ri me vendbanim në Wil, nuk iu mbijetoi plagëve të pësuara.

Npër rrjetet sociale, tronditja është e madhe. Anëtarët e ndryshëm të familjes, e kanë ndryshuar profilin e tij në Facebook me ngjyrë të zezë, shkruan „20 Minuten„, përcjell Shtegu.com. „Ngushëllimet e mia për familjen, të gjithë miqtë dhe të dashurit e tij. Ai vdiq në një moshë të re, që është një humbje serioze – jo vetëm për familjen, por për të gjithë ne. Zoti e shpërbleftë me parajsë“, shkruan një i afërt në profilin e xhaxhait të tij.

„Mos u tronditni, ne jemi krijuar nga Zoti dhe herët apo vonë, do të kthehemi tek ai“, shkruan një i njohur. „Ky ishte vendimi i Zotit. E lus Perëndinë që të mbrojë ty dhe familjen tënde. Ne gjithashtu ndajmë pikëllimin dhe dhimbjen tuaj. Perëndia ta shpërblejë me parajsë“.

Një bashkëpunëtor i stafit të një garazhi gomash në Zvicrën Lindore, që ka qenë edhe kompani ku E.A. e kishte kryer praktikën, është gjithashtu e tronditur. „Unë pothuajse nuk mund ta besoja kur dëgjova për aksidentin tragjik“, thotë ai për „20 Minuten“, informon Shtegu.com. E.A. e kishte përfunduar këtu praktikën disa vite më parë. Ai gjithashtu kishte kaluar shumëmirë me te në jetën private, duke u takuar herëpashere gjatë shëtitjeve. „Ishte një djalosh i shkëlqyeshëm. Shumë i mirë dhe miqësor“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...