Gjermanët tallen me linjën ajrore shqiptare Albawings

131 Lexime

11:39:44                  2019-04-04

 

 

Perëndimi i diellit shkëlqen mbi qytetin e vjetër dhe brigjet e Ronës me një dritë të mrekulueshme, ndërsa është shkruar në gjuhën shqipe: Ju do të dashuroheni në Düsseldorfin. Është një fotografi grandioze.

Fotoja dyfaqëshe panoramike në revistën ajrore të kompanisë shqiptare „Albawings“ do t`ju detyronte vërtetë të dashuronit dhe vizitonit qytetin e Düsseldorfit, informon Shtegu.com!

Megjithatë, për fat të keq, fotoja tregon qytetin e gabuar mbi lumin e Ronës, pasi këtu mund të shihen ura Hohenzollern dhe katedralja Dom – ky është Kölni!
Sfondi i reklamave është mahnitës: Nga muaji qershor, linja e re ajrore shqiptare „Albawings“ do të fluturojë tre herë në javë nga kryeqyteti shqiptar Tirana, për në Düsseldorf. Por: si ndodhi gabimi? Dhe a do të duhet tani udhëtarët të brengosen për aterrimin e tyre në qytetin e gabuar? Një pyetje e gazetës „BILD“ të parashtruar për „Albawings“ të mërkurën, ka mbetur pa përgjigje, informon Shtegu.com.

Qetësuese: Në gati 20 faqet e tjera të „Albawings“, ky qytet është paraqitur me fotografi të drejta, me fotot reale të Dusseldorfit, ndër të tjera Rona me kështjellën dhe St. Lambertus, këshilli i qytetit etj.