E vrau me plumb në kokë për 30 mijë franga borxh, dënim i përjetshëm

Date:

15:01:13            2019-04-04

 

 

Gjykata federale ka vërtetuar dënimin e një shqiptari 43-vjeçar për burgim të përjetshëm, i cili, në vitin 2009, në Bonstetten ZH, kishte vrarë një person duke e qëlluar me plumb në kokë. Arsyeja e këtij krimi ka qenë borxhi i viktimës në një vlerë prej 30’000 eurosh.

Në një vendim të publikuar të enjten, Gjykata Federale zvicerane i ka refuzuar të gjitha ankesat e shqiptarit të dënuar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Gjykata Federale ka dhënë detaje të hollësishme, sidomos në kohën e kryerjes së krimit.

Shqiptari i dënuar kishte deklaruar se në kohën e vrasjes, kishte qenë në Itali, gjë që e kanë konfirmuar të dhënat nga telefoniduke konfirmuar të dhënat e telefonit. Prandaj, shqiptari kërkoi lirimin e akuzës për vrasje, rrezikimin e jetës dhe detyimin.

Gjatë shqiptimit të dënimit, Gjykata e Lartë e Cyrihut ishte mbështetur mbi provat dhe deklaratat e të dashurës së atëhershme të kryerësit, përcjell Shtegu.com. Gruaja ka qenë e ulur në pjesën e pasme të makinës ku ishte qëlluar viktima dhe ka mund të vërejë gjithçka.

Në janar të vitit 2009, shqiptari i dënuar e kishte marrë viktimën e tij me makinë për të biseduar për borxhin, që me sa duket kishte ardhur nga trafiku i drogës. Biseda eskaloi në zënkë. Vrasësi nxori një armë dhe qëlloi mbi viktimën që ishte ulur pranë tij. Më pas, shqiptari e tërhoqi njeriun e vdekur në një fushë.
Shqiptari 43-vjeçar, aktualisht është duke vuajtur një dënim tjetër 10-vjeçar, për një vrasje tjetër në Itali. Ai pastaj do të ekstradohet në Zvicër, ku një lirim me kusht do të jetë i mundur vetëm pas 15 vitesh.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Një shofer kamioni 60-vjeçar vdiq dhe një i dytë...

Talenti i ri i tenorit nga Kosova, Granit Musliu përkrah yjeve botërorë në Mynih

Vetëm gjashtë vjet më parë, Granit Musliu erdhi në...

Shtetasi maqedonas (40) qëlloi qëllimisht një polic zviceran në kokë

Kaos trafiku në Dietikon, Cyrih, të martën në mbrëmje....

FTESË PËR EKSPOZITËN „NËNTORI I PARË“

FTESË PËR EKSPOZITËN "NËNTORI I PARË"