Zjarr në qendrën e strehimit me kosovarë, nuk ka të lënduar
23:40:28 2016-01-15
Më 15 janar 2016, rreth orës 14.20, ekipi i zjarrfikësve në Speyer të Gjermnaisë, është alarmuar se në një ndërtesë në rrugën Birkenweg 90 kishte shpërthyer një zjarr. Bëhet fjalë për një objekt azilantësh në pronë të komunës. Sipas informatave të komunës, në këtë vend kanë qenë të strehuar 18 persona, me prejardhje nga Kosova dhe Bosnja. Që të gjithë personat të cilët kanë banuar në objekt, kanë mundur të shpëtojnë pa ndonjë lëndim, thuhet nënjë komunikatë të policisë, njofton „Shtegu.com“. Në marrëveshje me komunën Speyer, policia u ka siguruar strehim në një kazermë të afërt.
Zjarri është vënë nën kontroll dhe është fikur nga ekipi i zjarrifikësve. Krim policia menjëherë ka filluar hetimet për zbulimin e shkaqeve të shpërthimit të zjarrit. Hetimet e para dëshmojnë se zjarri është shkaktuar në brendinë e objektit, ndërsa në rrjedhë e sipër janë edhe hetimet e mëtejme për verifikimin e shumës së dëmit dhe shkaqeve tjera.