Kështu do të duket xhamia dy milionë frangëshe e Grenchenit

Date:

23:11:47        2016-01-15

 

 

 

Iniciatorët e projektit për ndërtimin e xhamisë të Bashkësisë Islamike Shqiptare (BISH) nga Grencheni i Zvicrës, kanë bërë të ditur se tashmë i kanë tubuar të gjitha të hollat e nevojshme. Pasi janë tubuar dy milionë franga, fillimi i punimeve mund të startojë.

 

 

Për të filluar punimet dhe për të dhënë komuna dritën jeshile, zyrtarët kërkojnë një dokument me shkrim se të hollat janë siguruar. Një shkresë e tillë ende nuk ka arritur në adresë të komunës, thuhet në sektorin e ndërtimtarisë të Grenchenit. Isa Ismaili nga BISH, për TV SRF ka deklaruar se tashmë janë tubuar dy milionë franga, ndërsa dokumenti i shkruar do të jetë vetëm një formalitet, njofton „Shtegu.com“.

 

 

BISH deri më tani është dashur të rinovojë dy herë lejen e ndërtimit, pasi të hollat ende nuk kanë qenë të tubuara. Qysh në vitin 2010, BISH iu ishte miratuar leja e parë për ndërtim. Pasi kjo e fundit skadon në prill të këtij viti, koha më nuk pret dhe punimet duhet filluar urgjentisht.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...