Ziadin Sela takon ambasadoren e SHBA-së

Date:

15.11.2019

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela takon ambasadoren e SHBA-së, Kate Byrnes
Sot në zyrat e Aleancës për Shqiptarët në Shkup, lideri i ASH-së priti në takim Ambasadoren e SHBA-së, Kate Byrnes.
Siguria, prosperiteti, respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i së drejtës si dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë fusha në të cilat Aleanca për Shqiptarët vë fokus maksimal. Për këtë nga afër kryetari i ASH-së Ziadin Sela i foli edhe ambasadores, duke i treguar edhe përpjekjet që Aleanca për Shqiptarët si subjekt politik opozitar i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë për të arritur siguri dhe stabilitet në vend.
Ambasadorja Byrnes edhe njëherë shprehu përkrahjen që SHBA-të japin për Maqedoninë e Veriut drejt rrugës së saj për në NATO dhe BE.
Ndërkaq, vlen të theksohet se ambasadorja e SHBA-së, vlerëson punën e Aleancës për Shqiptarët në kontributin e dhënë për miratimin e ligjeve të rëndësishme për vendin.
Në takim theks të veçantë iu dha edhe përpjekjeve për të arritur lirinë e plotë të mediave, si një mënyrë e shprehjes së lirë dhe demokracisë.
Në takim mori pjesë gjithashtu edhe nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, Këshilltari Politik pranë Ambasadës së SHBA-së Endru Mofat si dhe analisti politik pranë Ambasadës së SHBA-së Adrian Ismaili.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në mënyrë intensive po vazhdon takimet me ambasadorë të huaj.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...