23:30:12 2016-01-03
Siç mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal, sonte rreth orës 20.00 në afërsi të restorantit Biznis në Çair të Shkupit ka ndodhur një incident i rëndë, ku sipas informacioneve të para, 20 vjeçari i goditur me thikë, ka ndërruar jetë.
Pas një zënke mes dy grupeve të rinjësh shqiptarë, njëri prej tyre i armatosur me thikë godet në afërsi të zemrës 20 vjeçarin nga Shkupi. Gazetari ynë nga terreni raporton se bëhet fjalë për një djalosh të ri shqiptar, i cili ka marrë një goditje me thikë pas një zënke verbale.
Për momentin redaksia jonë nuk do ta shpalos identitetin e të riut që ndërroi jetë. Pas incidentit, i riu shqiptar menjëherë është dërguar në spitalin shtetëror në Shkup, ndërsa pas intervenimit mjekësor ai ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes ka dalur policia, krim-teknika dhe prokurori publik, të cilët po mbledhin dëshmitë për të zbardhur vrasjen makabre. Agjencia raporton se në vendin e vrasjes janë mbledhur një numër i madh i njerëzve dhe qytetarëve, të cilët janë të shokuar nga tragjedia e sotme. Zhurnal pas disa çastesh do të raportojë me më të rejat për incidentin e rëndë.
© ZHURNAL.mk
20-vjeçari i vrarë është djali i gazetarit të njohur të sportit në Maqedoni.
Nje zyrtar i lartë i policisë për „Zhurnal“ ka konfirmuar identitetin e djaloshit 20-vjeçar i cili pas një zënke humbi jetën në Çair të Shkupit.
Bëhet fjalë për personin me inicialet „L.A“, i cili pas goditjes me thikë nga një grup të rinjësh dhe më pas, duke e dërguar në spitalin e qytetit në Shkup nga gjakderdhja e madhe ka ndërruar jetë.
I ndjeri ëshë fëmija i gazetarit të mirënjohur shqiptar nga Maqedonia, që punon në Radio Televizionin e Maqedonisë.
Gazetari jonë nga terreni raporton se në Çair është shkaktuar një revoltë e madhe, për shkak të vdekjes së të riut shqiptar, për motive banale.
Policia i ka ndërmarë të gjitha masat për të kapur autorët e krimit. Jozyrtarisht gazetari ynë nga terreni raporton se bëhet fjalë për dy të rinjë shqiptarë nga Çairi të cilët kanë sulmuar për vdekje të riun „L.A“.
Jozyrtarisht mësohet se Policia ka kapur autorët, ndërsa prokurori do të shqiptojë masën e paraburgimit.
Ndryshe, tragjedia e rëndë sonte, rreth orës 20:00, në afërsi të restaurantit Biznis, ndodhi mes dy grupeve të rinjë shqiptarë. Nga përleshja njëri ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur për vdekje të riun „L.A“. Nga incidenti edhe një person tjetër mbeti i lënduar, por ai është jashtë rrezikut për jetë.
Kështu flasin burime spitalore për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal.

