00:52:25 2016-01-04
Ata janë bërë shokë që në fëmijëri, duke jetuar me aftësi të kufizuara kanë arritur diçka të pabesueshme.
Jia Haixia dhe Jia Wenqi janë nga Yeli, një fshat i vogël në Kinë. Që të dy, ecin për të punuar çdo ditë një tokë të vogël që qeveria ua ka dhënë me qira. Ata i marrin me vete veglat e tyre, të gatshëm për ta filluar një tjetër ditë të vështirë, por të rëndësishme të punës.
Wenqi i humbi krahët e tij në fëmijëri, pasi preku një kabllo elektrike të tensionit të lartë. Pavarësisht se humbi krahët, Wenqi ende mund të bëjë shumë gjëra, me ndihmën e Haixia-së.
Haixia është i verbër. Ai ka lindur me një katarakt, i cili ia dëmtoi syrin e majtë në fëmijëri, dhe në vitin 2000 ai humbi tërësisht shikimin gjatë një aksidenti në punë.
Pavarësisht aftësive të tyre të kufizuara, këta dy shokë kanë formuar një lidhje të fortë mes tyre. Pasi njohin njëri-tjetrin që nga fëmijëria, ata e quajnë njëri-tjetrin vëlla.
Përgjatë 13 viteve, ata kanë mbjellë më shumë se 13,000 pemë së bashku. Ata e kanë arritur këtë përmes besimit dhe shoqërisë së fortë që kanë. /albeu.com/



