Zhduket një fëmijë katërvjeçar në Zvicër
08:58:31 2019-05-24
Që nga mbrëmja e së enjtes, në Möriken-Wildegg AG është zhdukur një fëmijë. Rreth orës 17.00 ai me nënën e tij ka qenë në një shesh lojërash.
Policia ka konfirmuar se ai ishte në një shesh lojrash me nënën e tij, rreth orës 17.00 dhe që atëherë është në kërkim të tij.
Në aksionin për kërkimin e tij janë mibilizuar forca të mëdha të shpëtimit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Siç konfirmoi policia, kërkimi zgjati deri natën vonë. Gjatë kësaj, gjithashtu është përdorur një helikopter me kamera termike të imazhit. Zëdhënësi Bernhard Graser ka deklaruar: „Gjatë natës është dashur të ndërpritet kërkimi. Për fat të keq, ende nuk ka gjurma nga djaloshi“.
Pranë sheshit të lojërave është një lum që derdhet në Aare. Graser: „Nuk mund të përjashtohet mundësia që djali ka rënë në lum. Policia është gjithashtu në kërkim me anije, por niveli i lartë i ujit kërkimin e bën më të vështirë.