TRAGJEDI E RËNDË NË VJENË: Nëna serbe (45) vdes nga uria me vajzat binjake (18)

56 Lexime

18:42:10                 2019-05-23

 

 

Në një apartament në Vjenë, janë gjetur tre gra të vdekura. Një nënë ( 45) dhe bijat e saj binjake (18). Me sa duket, ato kanë vdekur nga uria. Përse, ende mbetet e paqartë.

Policia austriake ka gjetur të vdekur një familje serbe në një apartament në Vjenë-Florisdorf, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Departamenti i zjarrit dhe policia është dashur të thyejnë derën e banesës. Aty, ekipet e shpëtimit fillimisht gjetën trupin e nënës 45-vjeçare. Dy bijat e saj binjake (18) janë gjetur të vdekura në shtrat, siç kanë rrëfyer fqinjët për „Ö24“.

Policia ishte në kërkim të gjurmëve të krimit të mundshëm, por më në fund vetëm obduksioni solli në dritë shkaqet e vdekjes. „Sipas gjendjes aktuale, mund të thuhet se shkaku i vdekjes është uria“, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Patrick Maierhofer për „Standard“. Se si ka ndodhur tragjedia ende mbetet e paqartë.
Dyshohet se bëhet fjalë për një fund tragjik të jetës. Familja vuajti nga një burrë dhe baba i dhunshëm. Nëna dhe vajzat e saj ishin strehuar tre herë në një qendër për mbrojtjen e grave. Pastaj serbja arriti të ndahet nga ai.

Por me sa duket, 45-vjeçarja ishte e stërngarkuar me binjaket. Gjithashtu për shkak se vajzat e saj ishin me aftësi të kufizuara. Se sa janë prekur ato nuk dihet. Vetëm se ato, në shkollë u konsideruan si „të vonuara në zhvillim“, informon më tej Shtegu.com. Për këtë qëllim, serbja ka qenë e sëmurë psikologjikisht për disa kohë. Fqinjët kanë deklaruar se shumë rrallë e kanë parë familjen. Vetëm se shpesh kishin dëgjuar britma nga banesa.

Për momentin, përjashtohet mundësia që nëna t`i ketë helmuar binjaket. „Një ekzaminim fillestar toksikologjik nuk ka zbuluar gjurmë helmimi. Hetimet e hollësishme do të kryhen në javët e ardhshme“, ka thënë zëdhënësi i policisë, Maierhofer.