Bie nga lartësia prej 200 metrash, humb jetën një nxënës në Zvicër

Date:

09:12:26                  2019-05-24

 

Të enjten, në Chur të Zvicrës ka ndodhur një fatkeqësi e rëndë. Një nxënës 14-vjeçar ka rënë nga një lartësi prej rreth dyqind metrash dhe ka humbur jetën.
Gjatë një ekskursioni tradicional në alpet zvicerane në Chur, një nxënës 14-vjeçar e ka humbur jetën në një mënyrëtragjike. Me klasën e tij, 14-vjeçari po udhëtonte nga Pizokel, nëpërmjet Juchs, për në Chur.

Pak para orës 17.00, ai u rrëzua në një kthesë të rrugës „Alpstrasse“ në Obere Val Parghera nga rreth 200 metra lartësi, informon Shtegu.com. Mjeku kujdestar vetëm se ka mundur ta konstatojë vdekjen e djaloshir të ri.

Të afërmit, shokët e klasës dhe mësuesit janë nën përkujdesje psikologjike. Prokuroria Publike dhe Policia Kantonale e Graubünden-it kanë filluar hetimin.
Ekskurzioni tradicional „Maiensässfahrt“ në Chur zhvillohet për më shumë se 160 vjet me radhë. Që nga viti 1854, nxënësit e Chur-it, të shoqëruar nga mësuesit, e realizojnë këtë shëtitje gjatë pranverës.

Në një mesazh për të afërmit, miqtë dhe të njohurit, këshilli i qytetit ka shprehur ngushëllime.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...