Zhduket fëmija i shqiptarit, e tërë Gjermania në këmbë

Date:

04:16:32               2016-03-21

 

 

 

 

Pas zhdukjes së një foshnje, policia gjermane ka shtuar dyshimet se nëna e ka vrarë foshnjen e sapolindur. Por, nga ana tjetër, nëna 23-vjeçare pohon se babai me foshnjen ka shkuar për në Shqipëri.

 

 

 

Pas zhdukjes së një foshnje në Mittelhessen të Gjermanisë, hetuesit dyshojnë se nëna e ka vrarë foshnjen e sapolindur. Sipas zëdhënësit të Prokurorisë publike gjermane në Wetzlar, Dominik Mies, ndaj nënës 23-vjeçare është lëshuar një urdhërarrest për shkak të dyshimit të veprës penale „vrasje“, thuhet në një komunikatë të lëshuar gjatë fundjavës, shkruan „Augsburger Allgemeine“, njofton „Shtegu.com“. Ditën e lindjes, nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar, dyshohet se nëna e ka vrarë fëmijën, për të mos e shkatërruar jetën e saj të zakonshme. Por, 23-vjeçarja e ka kundërshtuar veprën.

 

 

 

Të enjten ajo është arrestuar. Më tepër se tetëdhjetë policë i kishin kontrolluar dy patundshmëri në Waldsolms dhe Schöffengrund. „Po kërkojmë nën ethe pas foshnjes“, ka pohuar Mies. Çdo informatë dhe gjurmë është duke u verifikuar. Por, deri më tani nuk ka ndonjë provë më konkrete se ku mund të jetë fëmija.

 

 

 

Sipas informatave të hetuesve, 23-vjeçarja ka edhe një fëmijë trevjeçar, ndrësa një fëmijë tjetër, në vitin 2014 e kishte dhënë për adoptim. Në polici ajo kishte deklaruar se foshnja e zhdukur nuk ishte me partnerin e saj, por nga një i arratisur i saj i njohur. Menjëherë pas lindjes, ajo fëmijën ia kishte dhënë shqiptarit. Pas kësaj, ai me fëmijën kishte udhëtuar për në Shqipëri dhe ajo nuk e di se ku gjendet ai saktësisht. Këtë deklaratë, Prokuroria e kishte vlerësuar si pohim mbrojtës, por njëkohësisht, ajo është në kërkim edhe të shqiptarit.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Një shofer kamioni 60-vjeçar vdiq dhe një i dytë...

Talenti i ri i tenorit nga Kosova, Granit Musliu përkrah yjeve botërorë në Mynih

Vetëm gjashtë vjet më parë, Granit Musliu erdhi në...

Shtetasi maqedonas (40) qëlloi qëllimisht një polic zviceran në kokë

Kaos trafiku në Dietikon, Cyrih, të martën në mbrëmje....

FTESË PËR EKSPOZITËN „NËNTORI I PARË“

FTESË PËR EKSPOZITËN "NËNTORI I PARË"