Mjeku austriak në ndihmë të fëmijëve shqiptarë
08:53:54 2016-03-21
Pacientët e rinj të cilët „Allianz für Kinder“ (Aleanca për fëmijë) i kishte sjellur në Austri, pothujase kanë qenë të vdekur.
Valentini është nja djalosh 13-vjeçar nga Fush Arrëzi, të cilin e ëma e tij, para njëmbëdhjetë vitesh e kishte sjellë me lot në sy tek kjo shoqatë, me një sëmundje të rëndë. Për Valentinin e vogël, atje u përkujdes mjeku austriak Michael Schodermayr. Në ordinancat e tij në veri të Shqipërisë, të cilat i viziton tre herë në vit, mjeku Schodermayr parashikon se cilët fëmijë mund të shërohen në Austri. Shoqata e tij „Allianz für Kinder“, e themeluar para 26 vitesh, ndërmjetëson pacientët e rinj nga shtetet e varfra europiane, në operacionet dhe terapitë në klinikat austriake. Në këtë rast, spitalet marrin përsipër një shumë të caktuar të shpenzimeve përsipër. „Allianz für Kinder“ ka një buxhet vjetor prej 500.000 eurosh për fluturime, ndihma mjekësore dhe përkujdesje të mëtutjeshme të pacientëve të vegjël.
Valentini kishte lindur me probleme kurrizore. Nëna e tij kishte hequr të zinjtë e ullirit derisa e kishin caktuar një termin te mjeku Schodermayr. Po që se Valentini nuk do të ishte trajtuar me kohë nga mjeku austriak, ai do të rrezikohej nga paraliza, apo edhe nga ndonjë infeksion të cilin nuk do ta mbijetonte. Por, Valentini kishte shumë fat dhe u gjendë në listë, pastaj u dërgua në spitalin „Wagner-Jauregg“ në Linz, ku me sukses u operua. Fundjavën e kaluar, Valentini kishte ardhur për një kontroll te mjeku në fjalë, të cilin familja e tij e uroi deri në qiell.
Mjeku Schodermayr fluturon rregullisht gjatë fundjavëve, kur e ka të lirë, mëngjesin e hershëm të së premtes dhe punon deri mesditen e së dielës, në dhomat e improvizuara të pritjes, në të cilat presin deri 150 nëna me fëmijët e tyre, për tu regjistruar në listë. Përpos Shqipërisë, „Allianz für Kinder“ përkujdeset edhe për fëmijët e Kosovës dhe Moldavisë. Rastet e sëmundjve të shërueshme, ai ua dorëzon partnerëve në vend, ndërsa rastet më të rënda, regjistrohen në listë. „Është e tmerrueshme se çfarë dallimi me përkujdesjen e njerëzve ekziston në një distancë prej vetëm një orë udhëtimi me avion“, pohon Schodermayr për „Nachrichten.at“, njofton „Shtegu.com. Në aeroportin e Tiranës, mjeku austriak takohet me 20-vjeçarin Vicenzo. I riu tashmë studion inxhinieri mekanike dhe po të mos ishte operuar me kohë në Linz të Austrisë, ai nuk do të ishte në mesin e të gjallëve.