Fitimi nga Maqedonia mahnitë audiencën zvicerane

Date:

02:28:05             2016-03-21

 

 

 

 

Në konkursin letrar „Poetry Slam“, një manifestim letrar në të cilin tekset e përpiluara personalisht, lexohen në një audiencë brenda një kohe të caktuar. Më pas, publiku duhet ta zgjedhë fituesin. Faktor vendimtar në përzgjedhjen e fituesit është se prezantimi tekstit duhet të jetë i plotësuar me elemente performative dhe me vetinskenim të ndërgjegjshëm të bëhet prezantimi i lektorit. Manifestimi për herë të parë ishte organizuar në Çikago, që në vitet e 90-ta të përhapej në tërë botën. Çmimi tradicional kryesor i manifestimit është një shishe uiski.

 

 

 

Në manifestimin e sivjetëm zviceran të „Poetry Slam“, i cili u mbajtë në St. Gallen, vendin e nderit e ndanë shqiptari nga Maqedonia, Fitim Lutfiu dhe Lara Stoll, kampione europiane në „Poetry Slam“ në vitin 2010, ndërsa fitues kësaj radhe ishte zvicerani Remo Zumstein, shkruajnë mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Fitim Lutfiu për herë të parë kishte marrë pjesë në një manifetsim të tillë më 10 tetor 1989 në Baden të Zvicrës. Në krijimet e tij, ai shprehë qëndrimin e tij të trazuar rreth perceptimit të botës, duke shpalosur të gjitha brengat që nuk e lënë ta bëjë gjumin e qetë. Sipas organizatorëve, ai është shumë i dashur dhe i ndershëm, ndërsa dëshira e tij është vetëm paqe dhe dashuri në gjithë botën.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...