Zënkë në mesin e xhematit në Winterthur

Date:

18:26:43              2016-03-20

 

 

 

Në mesin e besimtarëve në një xhami të Winterthurit në Zvicër, të deilën është shkaktuar një zënkë. Situata është qetësuar vetëm pas arritjes së policisë.

 

 

 

Një thirrje telefonike e kishte alarmuar policinë e qytetit në Winterthur, të dielën rreth orës 13.06. Para xhamisë së Bashkësisë shqiptare-islame në rrugën „Kronaustrasse“ ishte shkaktuar një zënkë. Një gjë të tillë e kishte paraqitur „një qytetar i brengosur“, thuhet nga zëdhënësi i policisë për të përditshmen zvicerane „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Disa patrulla policore ishin drejtuar për të qetësuar situatën. Sipas informatave të deritanishme, në mesin e xhematit, para dhe brenda xhamisë kishte mbretëruar një „atmosferë e nxehtë emocionale“. Zënka „më pak apo më tepër“ kishte qenë verbale, ndërsa policia është angazjuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

 

 

 

Se përse është shkaktuar zënka, zëdhënësi nuk ka dashur të tregojë, por hetimet janë në rrjedhë e sipër. Deri më tani nuk është arrestuar askush, ndërsa rasti do të hetohet deri në ndriçimin e plotë të tij.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...