Zënkë e ashpër mes serbëve dhe kroatëve, por Nikolla Teslla ishte shqiptar!?

84 Lexime

Këtyre ditëve është duke u zhvilluar një luftë e madhe kontradiktash mes KROACISË dhe SERBISË në PËRVETËSIMIN KOMBËTAR të Shkencëtarit të madh botëror NIKOLLA TESLLA (I lindur në SMILJAN të KROACISË në vitin 1856), në këtë betejë janë kyqur që nga Akademitë e Shkencave të tyre e deri te udhëheqësitë më të mëdha shtetërore. E gjithë kjo lojë filloi pas Internet-prezantimit të Bashkimit Europian në përkatësinë e tij Kroate.

POR, nga ana tjetër, dy Akademitë e Shkencave Shqiptare, Istitutet e ndryshme të Historisë dhe udhëheqësitë shtetërore të të dyja shtetetve Shqiptare, as që janë duke e thënë së paku një shkronjë për përkatësinë e tij SHQIPTARE të PAKONTESTUESHME.

Në gazetën Serbe Večernje Novosti, të datës 04. 5. 2012, nën autorsinë e Historianit Serb SLOBODAN NIKOLIĆ, u botua kjo foto e vitit 1880, e cila tregon gjithçka, ku shihet fare qartë NIKOLLA TESLLA me VESHJE KOMBËTARE SHQIPTARE. Po ky autor Serb, po në këtë shkrim, e thotë se të njejtën këtë foto TESLLA ia kishte lënë për kujtim familjes së tij me rastin e largimit për në ÇEKI e pastaj edhe për në SHBA.

Automatikisht shtrohen pyetjet, ku i gjeti NIKOLLA TESLLA VESHJET KOMBËTARE SHQIPTARE në SMILJAN të KROACISË në vitin e largët 1880, pse NIKOLLA TESLLA po ia linte këtë foto-kujtim familjes së tij pikërisht me veshje Kombëtare Shqiptare e jo me veshje Kroate apo Serbe, ose si është e mundur që në Smiljan të KROACISË, ku kishin shkuar familja e tij, t’i kishin marrur me vete VESHJET KOMBËTARE SHQIPTARE e jo ato SERBE?

Dhe si përfundim,

Vetë NIKOLLA TESLLA në MEMOARET e tij askund nuk e ka përmendur përkatësinë e tij etnike SERBE apo KROATE, por ai ka thënë se nuk është i përkatësisë fetare Ortodokse, që automatikisht bie poshtë përkatësia e tij etnike Serbe, derisa nga ana tjetër Historiani tjetër Serb MIHAJLO ĐOKOVIĆ, si autor i biografisë së tij, e ka thënë qartë se në bazë të gjyshit ai ishte me prejardhje SHQIPTARE.

Po edhe biografi tjetër i tij, Amerikani MARC J. SEIFER, në librin e tij WIZARD: THE LIFE AND TIMES OF NIKOLA TESLA, BIOGRAPHY OF A GENIUS (Magjistari: Jeta dhe Koha e Nikolla Tesllës, Biografia e Një Gjeniu), e ka shkruar këtë fjali, “Tesla’s appearance resembled the characteristic features of the Ghegs, a tribe described as being tall and having convex-shaped noses and flat skulls”, që në gjuhë Shqipe i bie, “Pamja e Tesllës ngjante me tiparet karakteristike të GEGËVE, një fis i përshkruar si i gjatë dhe që i kishte hundët në formë konvekse (të fryrë) dhe kafka të sheshta”.

Edhe ashtu, Historia SERBE jo-rastësisht askund nuk e saktëson emrin e fshatit në SANXHAK nga ishin shpërngulur prindërit e tij, ose në krahasim me këta dy popujt tjerë, pse nuk është ndalur kontinuiteti i zbulimeve të tjera të mëdha të SHQIPTARËVE në shumë lëmi, siç janë ato të FERID MURADIT, WILSON KOKALARIT, LAURA MERSINIT, KLAJDA BEGËS, MIRUSHE G. MYFTARIT, EDOR KABASHIT, GABRIELE ALBANEZIT e të tjerëve.

Marr nga faqja United States of Albania /INA/