Shokët e floktarit po luftojnë për ta parandaluar dëbimin e tij nga Zvicra
Shtetasi 27-vjeçar irakien Aram Mahmood flet gjermanisht, ka bërë miq në Zvicër dhe menaxhon me sukses një floktari . Megjithatë, ai duhet të kthehet në Irak
„Bombardimet dhe aktet e tjera të terrorizmit shkaktojnë vdekje dhe lëndime praktikisht për çdo ditë“, thuhet në këshillat e udhëtimit nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) në Irak. Situata është konfuze, rreziku i rrëmbimit është i lartë. Megjithatë, 27-vjeçari Aram Mahmood nga Solothurni, thuhet se është përsëri në atdheun e tij. Sekretariati Shtetëror për Migracionin SEM vendosi ta dëbojë Mahmoodin, sepse arsyeja e tij për hyrje u vlerësua si e pamjaftueshme.
Mahmood erdhi në Zvicër katër vjet e gjysmë më parë, pa familje, pa para: „Më dhanë mundësinë për të filluar një jetë të re këtu“. Ndërkohë, 27-vjeçari ishte në gjendje të hapte sallonin e tij të floktarisë në Zuchwil, Solothurn, punëson disa persona, paguan taksat dhe asnjëherë nuk është vërejtur me ndonjë sjellje negative. „Me floktarinë, unë u bëra i njohur në rajon, gjë për të cilën kurrë nuk do të kisha ëndërruar“, thotë Mahmood për „20 Minuten“, transmeton Shtegu.com.
„Pas viteve të punës së palodhur dhe integrimit të suksesshëm, unë duhet të heq dorë nga ëndrra ime dhe miqtë e mi të rinj“, është i brengosur Mahmood. Miqtë e tij janë duke luftuar kundër vendimit të SEM. Ata kanë filluar grumbullimin e nënshkrimeve (kliko këtu), në mënyrë që shoku i tyre të mund të qëndrojë me ta.