Zbardhet rasti i rënies së shqiptarit nga vetura në tunelin zviceran

59 Lexime

19:14:52                 2017-03-16

 

 

 

 

 

Para një viti, një shqiptar ishte rrëzuar nga vetura në lëvizje, në tunelin zviceran Gubrist, miqtë e vet e kishin lënë të shtrirë përtoke, duke u larguar nga vendi i ngajrjes. Tashmë, ata janë dënuar për anashkalimin e dhënies së ndihmës së parë. Në lojë ka qenë konsumimi i tepërt i alkoolit, i cili ka fuqinë për të krijuar miqësi të reja dhe për tì shkatërruar menjëherë ato. Një rast i tillë është dëshmuar mes tre shokëve, shqiptarë.

 

 

 

 

 

Që të tre kanë qenë shokë të pandarë, deri në natën e kobshme të 6 marsit të vitit të kaluar, kur njëri nga ta bie nga vetura në lëvizje në tunelin Gubrist.
Përderisa pjesëmarrësit e tjerë të komunikacionit u përkujdesën për shqiptarin e lënduar, dy miqtë e tij (një shqiptar tjetër dhe një shqiptar nga Maqedonia) kanë vazhduar rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Një veprim i tillë, e ka detyruar prokurorin të hapë një hetim penal. Përse shqiptari G. B. (23) u rrëzua nga vetura, përse nuk i ndihmuan A. B. (22) dhe B. B. (22).

 

 

 

 

 

Kamerat e sigurisë e kanë regjistruar ngjarjen dhe prokurori është detyruar ta ndërprejë procedurën. Aty shihet qartë se si G. B. vetvetiu ka rënë nga vetura në lëvizje, me një shpejtësi prej 90 km/h. Viktima është ankuar për mosdhënie të ndihmës së parë nga miqtë e tij.

 

 

 
Para Gjykatës së rrethit në Dietikon, të mërkurën janë paraqitur dy të akuzuarit dhe janë dënuar me dënim në të holla, të shndërruar në norma ditore prej 80 frangash zvicerane, për një periudhë prej 230 ditësh, raporton „Tages-Anzeiger“, njofton „Shtegu.com“. Gjatë seancës gjyqësore, është vërtetuar se shqiptarët e rinj paraprakisht kanë qenë në lokalin „Rinora 4“ në Rümlang dhe kanë konsumuar sasi të mjaftueshme alkooli. G. B. ka pasur mes 1,8 dhe 2,3 promila na gjak, ndërsa miku i tij edhe më tepër.